kadaaaDeputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Donika Kadaj Bujupi ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi duhet të jetë në burg e jo të flas për Demarkacionin.

Këto komente, ajo  i bëri pasiqë Vetëvendosje bojkotoi fjalimin e të parit të vendit në debatin për Demarkacionin i cili po mbahet në sallën alternative të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk Lëvizja Vetëvendosje nuk pret rezultate nga tryeza e organizuar për demarkacionin me Malin e Zi.

“Duke parë se si nisi, nuk presim as këtë herë ndonjë rezultat”, tha ajo duke aluduar në fjalimin e presidentit Hashim Thaçi i cili e mori fjalën në fillim të debatit, pasi të pranishmëve iu drejtua kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Kadaj-Bujupi këto komente i bëri pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar sallën në kohën kur presidenti Hashim Thaçi po fliste

SHPËRNDAJE