El Clasico më në fund është një show, Reali i Madridit dhe Barcelona dhurojnë një spektakël të jashtëzakonshëm në “Camp Nou” në atë që mund të konsiderohet ndoshta si përmbysja më e hidhur për Los Blancos, që në disavantazh të dy golave arrijnë të përmbysin gjithçka në pjesën e dytë me Cristiano Ronaldon, që duket se ja ka marrë dorën golave dhe përballë Barcës, e Benzeman por pa arritur dot të realizojnë goditjen e madhe për të fikur qirinjtë e festës në tortën e Mourinhos, që feston ditëlindjen e tij vetëm pak minuta pas përfundimit të 90-minutëshit.

Reali në fakt gjatë gjithë 90 minutave tregoi se kishte zbritur në fushë këtë herë për të luajtur dhe për 40 minuta e vendosi në vështirësi skuadrën katalanase duke krijuar të paktën pesë raste të pastra për gol, mes të cilave dhe një traversë-shtyllë të Ozil. Por zgjimi i vonë i Barcës e pati një një bisht, atë të dy golave brenda katër minutave në portën e Casillas me Pedro dhe Alves.

Përgjithësisht pjesa që nis me gol vazhdon me gol dhe në fakt Reali pa fillimisht t’i anulohej një gol për Ramos, përpara se Ronaldo dhe Benzema me shënjestrat e tyre të conin vetëm një hap larg ëndrrës Los Blancos, që dhe pse nuk u realizua, gjithsesi të paktën për një mbrëmje i ktheu madrilenëve atë dinjitet dhe krenari që El Clasico e fundit ja kishin hequr.

http://www.youtube.com/watch?v=_aExXoRG5OI&feature=player_embedded

SHPËRNDAJE