N’Zonzi mund të transferohet te një skuadër e madhe gjatë verës ose në sezonin e janarit.

Mesfushori i Sevillas, Steven N’Zonzi (1988) është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane, Manchester City, Chelsea dhe Leicester City, derisa tani në garë ka hyrë edhe Juventusi, shkruan “L’Equipe”.

 

28 vjeçari po kalon nëpër një formë të shkëlqyeshme te Sevilla, nga cila skuadër mund të largohet nëse klubet e lartë përmendura paguajnë klauzolën e lojtarit prej 28 milionë eurosh.

 

Juve e dëshiron lojtarin në janar, pasi Massimiliano Allegri e sheh atë si të rëndësishëm për pjesën e mbetur të sezonit – të cilët prioritet kanë Serinë A dhe Ligën e kampionëve.

SHPËRNDAJE