Nis kampionati italian i futbollit, kampionati shumë i dashur për tifozët shqiptarë për të cilët vjen në ekrane vetëm falë SuperSport. Sfida e parë e sezonit të ri ishte ajo mes Fiorentinës e Udineses me të riun Maicousel të Udineses që shënon golin e parë të Serisë A për këtë vit. Pavarësisht golit, Fiorentina e Montellës dhuroi futboll të bukur ndërsa Jovetic shënoi dy herë duke i dhëne 3 pikë klubit vjollcë.

Menjëherë pas Firenzes, radha ishte për kampionët në fuqi të Juves, që kanë 2 mungesa të rëndësishme. E para dhe më kryesorja është e Antonio Contes që e ndoqi diku nga tribuna ndeshjen ndërsa e dyta, viti i parë pa kapitenin e lavdisshëm Alex Del Piero. Pavarësisht këtyre dy “pengesave”, të parin e zëvendëson më së miri Carrera në stol, ndërsa të dytin në fushë Giovinco+Pirlo bëjnë që mungesa e tij të mos ndihen. Në një pjesë të parë luftarake, bardhezinjtë sigurojnë një penallti të dyshimtë për shkak pozicioni jashtë loje të Lichtseiner, por Vidal e gjuan dobët me Miranten që i kupton krahun. Pjesa e dytë më sulmuese për Juventusin që arrin avantazhin pas një aksioni nga krahët me Lichtseiner që shënon golin e parë të bardhezinjve për këtë kampionat. Nuk vonon edhe dyfishimi i rezultatit 4 minuta më vonë, por këtu ka sërish moment dyshimi sepse topi i gjuajtur nga Pirlo nuk duket qartë nëse e kalon vijën fatale apo jo por arbitri pas porte, që janë një risi këtë vit në Seria A vendosi të akordojë golin e mesfushorit italian. Në fund disa shkëndija për Parmën që tenton të realizojë një gol por pa ja arritur qëllimit. Juve e nis me këmbën e mbarë sezonin e ri, 3 pikë që në start, rivalët janë të paralajmëruar.

SHPËRNDAJE