Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndodhet në Indi për një vizitë dyditore, me ftesë të homologes së saj indiane, znj. Meira Kumar, bënë të ditur burime zyrtare nga selia e Kuvendit.

 

Kjo është vizita e parë  e një Kryetari të Parlamentit shqiptar në Indi dhe vizita e parë e një niveli kaq të lartë në këtë vend.

Intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy parlamenteve, ngritja e Grupeve të Miqësisë, si ura lidhëse dhe lobuese për forcimin e bashkëpunimit, mbështetur kjo në traditat e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, të cilat kanë një bazë shumë të fortë, siç është Nënë Tereza, pritet të jenë përveç të tjerash pjesë e diskutimeve midis delegacioneve të dy vendeve.

Nesër sipas kalendarit pritet të mblidhet seanca e fundit e Kuvendit të Shqipërisë, e cila në fakt përbën një nga më të rëndësishmet e sesionit, pasi do të diskutohet çështja e hetimit të zgjedhjeve. Por sipas planifikimit, Topalli pritet që të enjten të jetë në atdhe për seancën plenare. (TCH)

SHPËRNDAJE