Preshevë, 17 dhjetor  -Zhagitja e mos njohjes së diplomave dhe marrëveshja sekrete e Marko Gjuriqit dhe Edita Tahirit në Bruksel për murin në Mitrovicë,  që në Kosovë dhe disa qarqe po kritikohet dhe po quhet si mur i ndarjes së Kosovës nuk është mirëpritur nga shqiptaret e Luginës së Preshevës. Muri i  “Gjures dhe Editës” siç quhet tashmë dhe situata e nxehtë në Veriun e Kosovës është reflektuar dukshëm edhe në Preshevë,  që sipas liderëve konsiderohet si provokim dhe nxitje që edhe Lugina të bëjë reciprocitet me Serbinë.

 

Me murin e segregaconit në Mitrovicë serbët bashkë me Brukselin po nxisin luftë në Veri të Kosovës dhe në Luginën e Preshevës

Punimet e fundit rreth Urës së Ibrit kanë krijuar konfuzion, paqartësi dhe tensione tek qytetarët e Kosovës, duke ngjallur reagime të ndryshme dhe mosbesim sa u përket marrëveshjeve të arritura në Bruksel nga palët përfshirëse në dialog. Por, reagime ka edhe nga Lugina e Preshevës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, murin të Ura e Ibrit e ka quajtur të papranueshëm për Luginën e Preshevës. Musliu ka thënë se nëse nuk largohet muri në Mitrovicë, atëherë e njëjta gjë do të ndodhë edhe në Luginë.

Ai ka thënë për “Presheva jonë”se nuk mundet Evropa të veprojë me dy standarde. “ Kjo punë shkon në mënyrë reciproke dhe ne do të veprojmë në të njëjtë mënyrë. Nuk mundet Evropa të veprojë me standarde të dyfishta, ndryshe për serbët ndryshe për shqiptarët”, tha Musliu. Tutje Musliu tha se, nëse serbët kërkojnë ndarje, sipas tij ku janë shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Kështu lideri nga Lugina e Preshevës,  kryetar i KKSH-së Jonuz Musaliu, njëherit ish-drejtor politik i SHP te UCPMB-së për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” ka thënë se “ne shqiptaret historikisht nuk kemi qene kurrë për lufte, kjo u dëshmua edhe ne luftën e fundit ne Lugine qe dorëzuam armët duke i dhënë prioritet dialogut, për ditë më të mira. ”

“Fatkeqësisht asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë të shqiptareve ne Luginë, pasi vendbanimet shqiptare ne Serbi sot janë rajonet me te pazhvilluara dhe me te diskriminuara ne Evropë. Situata ne Luginë  sot mbahet ne eter nga Serbia, as ne lufte e as ne paqe, sikur para 1999 ne Kosovë. Dhe ky status quo për ne është i papranueshëm. Nëse situata del jashtë kontrollit Serbia është përgjegjëse, për këtë kemi njoftuar edhe komuniteti ndërkombëtar. Me murin e segregaconit ne Mitrovice serbet bashke me Brukselin po nxisin lufte ne Veri te Kosovës dhe Luginën e Preshevës. Prandaj Brukseli nuk duhet te jete e njëanshme,  pro serbe. ” ka thëne z.Musliu.

“Pasojat e lojës mes serbeve dhe kosovareve, në ketë rast dialogut te brisht mes Prishtinës dhe Beogradit janë reflektuar edhe jashtë Kosovës tek shqiptaret e Lugines se Preshevës, me rastin e zhagitjes se njohjeve te diplomave. Është ky edhe një mashtrim tjetër i Edita Tahirit dhe Marko Gjuriqit. Në një fare mënyre përgjegjësi ka edhe Kosova e cila viteve te fundit ka bere sehir karshi zhvillimeve politike dhe ekonomike ne Luginen e Preshevës, derisa Serbia po financon me qindra miliona euro ne Veri te Kosovës, duke ndërtuar spitale, shkolla e përmendore te “carave”, kupto vrasësve te shqiptarëve,  kurse neve ne Lugine edhe at lapidar te UCPMB-së  qe e patëm na e hoqën dhunshëm, madje nuk na e lënë as Abetaren?!..” ka thëne për agjencine  lajmeve “Presheva jonë” Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit, njëherit drejtues i KKSH-së.

Sipas tij “Serbët e Kosovës  po na mësojnë se si me ndertue barrikada e mur në mes qytetit. Nëse nuk hiqet muri ne Mitrovice edhe ne do të vejmë murin në Preshevë ne autostradë, tek korridori nr.10-të..” ku njihet historikisht kufi mes Kosovës dhe Serbisë !..

 

 

SHPËRNDAJE