Interviste ekskluzive me z.Jonuz Musliun, lider i LPD-se dhe kryetar i Kuvendit Komunal te Bujanocit

Ky vit te cilin po e percjellim sot  do të mbahet mend për Kosovën Lindore edhe për disa aktivitete në planin si vizita për herë të parë tek ne e zëvendëskryeministrit shqiptar Ilir Meta, pastaj vizitat e tjera nga faktori ndërkombëtar, ambasadat e akredituara në Beograd si dhe protesta e marshit paqësor me moton: ”Ndal dëbimit të trurit”!  Pra, të gjitha këto dhe shumë aktivitete të tjera na bëjnë të krenohemi për sukseset e këtij viti, që po e lëmë pas…” eshte shprehur per agejncine tone informative “Presheva Jone” lideri i LPD-se z.Jonuz Musliu, njherit kryetar i Kuvendit komunal ne Bujanoc .

Bujanoc, 31 dhjetor / AIK-Presheva Jone

“Presheva Jone”: Z.Kryetar, lirimi nga burgu i pesë shqiptarëve nga Presheva, sigurisht ka gezuar o vetem familajret dhe qyetaret e Pershves por mabre shqiptaret.?

JONUZ MUSLIU: Pas dy vjet arrestimi, u liruan nga burgu 5 nga 9 shqiptarët e Luginës së Preshevës, të akuzuar nga drejtësia serbe për kinse krime lufte kundër njerëzimit, gjatë viteve 1999 në Gjilan dhe rrethinë. Lirimi i të akuzuarëve nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Beograd, dëshmoi pafajtësinë e këtyre të rinjve, duke triumfuar drejtësia kundrejt akuzave të pabaza të prokurorisë serbe. Lëvizja e Progresit Demokratik, procesin maratonik të seancave gjyqësore në Beograd, pastaj mënyrën se si u patën arrestuar këta të rinj shqiptarë, kryesisht ish pjesëtarë të UÇPMB-së, trajtimet në burgje i pat konsideruar të motivuar politikisht. LPD, gjithashtu, pat kërkuar nga subjektet politike shqiptare, institucionet komunale, sektori joqeveritar dhe faktorët ndërkombëtarë, të ushtrojnë presion tek gjyqësori jotransparent i Beogradit, për t’i dhënë fund këtij procesi të montuar politik, ngase thellësisht jemi të bindur në pafajësinë e tyre. Ja më në fund edhe triumfoi drejtësia.

“Presheva Jone”: Shkoj edhe një vit. Sikur të mos ndodhte lirimi i të rinjve tanë, mendoni se ky viti ishte i sukseseve të shqiptarëve të Kosovës Lindore?

JONUZ MUSLIU: Natyrisht se përmbylljen e këtij viti me një sukses të madhe për shqiptarët e këtij rajoni, e konsiuderon triumfi i drejtësisë ndaj të rinjve shqiptarë, të cilët mbaheshin në burg vetëm pse ishin shqiptarë. Ky është një sukses i pakrahasueshëm i këtij viti.  Gjithashtu, ky vit do të mbahet mend për Kosovën Lindore edhe për disa aktivitete në planin si vizita për herë të parë tek ne e zëvendëskryeministrit shqiptar Ilir Meta, pastaj vizitat e tjera nga faktori ndërkombëtar, ambasadat e akredituara në Beograd si dhe protesta e marshit paqësor me moton: ”Ndal dëbimit të trurit”!  Pra, të gjitha këto dhe shumë aktivitete të tjera na bëjnë të krenohemi për sukseset e këtij viti, që po e lëmë pas.


“Presheva Jone”: Mendoni se zhvillimet politike në Komunën e Bujanocit kanë një strategji për avancimin e të drejtave të shqiptarëve?

JONUZ MUSLIU: Po. Çdo parti veç e veç ka një platformë politike, apo një strategji për avancimin e të drejtave të shqiptarëve të kësaj komune, por ka edhe një platformë të përbashkët të këshilltarëve të shqiptarëve të tre kuvendeve: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të aprovuar në janar të vitit 2006, së cilës i përmbahemi gjithsesi. Në këtë drejtim kemi, gjithashtu edhe Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, pastaj platformën e dalë nga Marrëveshja Paqësore e Konçulit e kështu me radhë. Të gjitha këto përbëjnë një strategji për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore.

“Presheva Jone”: Raporti i Dik Marty është bërë interesant më shumë për gazetarë se sa realiteti ne rajon. Ju cfare mendoni z.Musliu rreth kesaj afere ?

JONUZ MUSLIU: Plotësisht pajtohemi me Ju, ishte një trillim ordiner, i cili u nxori më shumë punë gazetarëve. E di mirë Marty dhe të tjerët si ai, se kush ka bërë krime gjatë luftës në Kosovë dhe për këto krime shumë udhëheqës të shtetit serbë janë dënuar nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte. Raporti i Marty është me tendencë për ta ndryshuar realitetin, dhe për të barazuar agresorët dhe viktimat, duke ofruar gënjeshtra të pamoralshme, të padrejta dhe pa dyshim si të tilla do të dështojnë.

SHPËRNDAJE