Ish-drejtori i Këshillit Politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliu me ish-bashkëluftëtarë, kanë përkujtuar komandant Fatmir Ibishin duke bërë homazhe tek vendi i rënies së tij, në fshatin Konçul.

 

Bujanoc, 26 shkurt – Ish-drejtori i Këshillit Politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliu, dhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka vizituar sot vendin e rënies heroike të komandant Fatmir Ibishit, 17 vite më parë në fshatin Konçul, më 26 .02. 2000, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Sipas Ish-drejtorit të Këshillit Politik të UÇPMB-së, Jonuz Musliut, sot ai me ish-bashkëluftëtarë, në përkujtimin të rënies heroike të komandant Fatmir Ibishit, ka vizituar duke bërë homazhe tek vendi i rënies së tij, në fshatin Konçul, më 26 .02. 2000! Musliu theksoi se “Aty ku krismat e pushkës së UÇPMB-së dhanë kushtrimin dhe mobilizimin e djemve dhe vajzave mbarë hapësirave shqiptare t`i bashkohen misionit të shtrenjtë të rrugës drejt bashkimit kombëtar!”. “LAVDI veprës heroike të Komandantit Fatmir Ibishi dhe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar”, janë shprehur bashkëluftëtarët në përkujtimin të rënies heroike të komandant Fatmir Ibishit, ka vizituar duke bërë homazhe dhe kanë vënë kurore lulesh tek vendi i rënies së tij, në fshatin Konçul. Metali Krasniqi

SHPËRNDAJE