Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka bërë me dije se Policia është duke zhvilluar tri aksione.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se nga mëngjesi, po zhvillohen aksione në Ndërmarrjen Publike Banesore, aksion kundër fajdeve dhe kundër mashtrimeve me kartela bankare, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë nga ai:

Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare.

Angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, përgëzoj Departamentin e Hetimeve për secilin rezultat të arritur.

SHPËRNDAJE