“Pse Thaçi nuk e takon Kerry-in” kane shkruar mediat e Tahcit sot për deshjtimin etij pe ta takur shefin e diploamcise amerikane i cili per nje fotografi me Kerrin dikund korridoreve. Thaci shkonte me aeroplan nga Prishtina deri ne Uashington Në agjendën të cilën e ka bërë publike ambasada amerikane në Tiranë, nuk parashihet kurrfarë takimit të sekretarit amerikan me zv.kryeministritn Hashim Thaçi!
Siç shihet nga kjo agjendë më poshtë, tashmë e zyrtarizuar nga Ambasada amerikanë në Tiranë, askund nuk është paraparë takimi me Hashim Thaçin.
Arsyeja e mostakimit me Thaçin është vetë kandidimi I Thaçit për president të Kosovës.
Të shtojmë se edhe gjatë qëndrimit disa orësh të Kerrit në Kosovë më 30 nëntor të vitit të kaluar, është përcjellë me “censurime” të takimeve të Thaçit me Kerryn
Në fakt megjithëse ThaçI do të duhej të ishte nikoqir i këtij takimi, si minsitër i jashtë i Kosovës, Ambasada amerikane në Kosovë, largoi të gjitha fotografitë ku duke Hashim ThaçI, na albumi i fotografive të vizitës së sekretarit amerikan në Kosovë.
Ja axhenda e vizitës 3 orëshë e Kerryt në Tiranë?
Vizita e sekretarit amerikan Xhon Kerry përbën lajmin kryesor jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë e në rajon. Sekretari amerina do të qëndrojë në Tiranë vetëm 3 orë.
Sipas agjendës tashmë të bërë publike sekretari amerikan do të takojë në Aeroport presidentitn Nishani, në kryeministrim Edi Ramën ndërkaq
Xhon Kerri pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 9:00 të 14 shkurtit dhe do të pritet fillimisht nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Kreu i shtetit do t’i japë mirëseradhjen nga aeroporti “Nënë Tereza”, ku do të mbahet edhe një takim mes tyre.
Po në mjediset e aeroportit, Kerri do të takohet me homologun shqiptar Ditmir Bushati.
Axhenda e Kerrit do të vijojë me një takim në Kryeministri, ku do të takojë kryeministrin Edi Rama. Më pas do të ketë një takim më të zgjeruar mes dy delegacioneve po në godinën qeveritare.Kerri dhe Rama do të japin një deklaratë për media në përfundim të bisedimeve, por nuk do të lejohen pyetjet nga gazetarët.
Pas takimit me Ramën, XhonKerri do të takohet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe disa deputetë të PD-së.
Kryediplomati amerikan do të përmbyllë vizitën e tij triorëshe me një takim me disa të rinj, nga ku pritet të japë mesazhe për të ardhmen dhe sfidat e Shqipërisë.