Shkruan Beqir SINA 

   Serbia dhe kryediplomati i saj Jeremiq bëri me këtë hap “një vetëvrasje të dytë politike”
 
 
BENSONHURST BROOKLYN NY  Pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hage, Kryeministri Hashim Thaqi deklaroj :”Tani mbikëqyrjes së pavarësise së Kosovës i erdhi fundi.” Kjo deklaratë, edhe pse u duk atëhere, se nuk kishte peshë, por meqë u bë pas vizitës së Kryeministrit Thaqi në SHBA –  nxiti shume “hamendje” duke aluduar në atë se çfarë ” i thanë miqtë amerikanë” nga Washingtoni Kryeministrit të Kosovës zotit Hashim Thaqi.
 
 
Disa muaj pas shpalljës së pavarësisë të Republikës së Kosovës, konkretisht në mbledhjen e Asambles së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, anëtaria e saj, Republika e Serbisë kërkojë që të miratohej një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme  të OKB-së përmesë të cilës do ti kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një opinion këshillëdhënës sa i përketë pavarësisë së Kosovës, nëse kjo kishte thyerë të Drejten ndërkombëtare.

Në mbledhjen e saj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me rezolutën 63/3 të miratuar me voten 77 vendeve antarë, ku 6 ishin kundër, kurse 74 vende anëtare të OKB-së abstenuan, ajo i kërkoi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organ kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara që të jap një mendim këshillëdhënës.

 
Pas të gjitha procedurave Gjykata konstatoi, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare. Në favor të këtij mendimi ishin 10 gjykatës, kurse 4 kundër. Mendimi i Gjykatës ishte eksplicit dhe i qartë, duke vendosur drejtësinë para të gjitha gjërave. Esencialisht vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë solli faktin që Kosova me pavarësinë e saj nuk e ka dëmtuar drejtësinë ndërkombëtare, dhe se para drejtësisë dhe botës është dalë mjaftë e fuqishme në të drejtën e saj për shtet. Me këtë mendim këshillëdhënsë GJND e vulosi shtetësin e Republikës së Kosovës.
 
 

OKB – ja refuzon kërkesën e Serbisë dhe nxjerr jashtë “loje” kryediplomatin serb Jeremiq ….. për të dytën herë 

Përsëri me kërkesë të Serbisë, dhe vetë Ministritit të Jashtëm serbë Vuk Jeremiq – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur konsultime të mbyllura për situatën në Kosovë.

Organi më i lartë i OKB-së, këtë mesëjavë ka refuzuar thirrjet e Serbisë për një takim të veçantë të Këshillit të Sigurimit, ku do të diskutoheshin  sipas kërkesës së Serbisë “tensionet në rritje në mes të Kosovës dhe Serbisë.” Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, pas kësaj ka protestuar pasi nuk u lejua të adresojë konsultimet ashtu si mendonte ai.

“Është shumë e vështirë, tha ai për ne të kuptojmë se përse kaq shumë rezistencë për të dhënë kontribut në debatin e një shteti anëtar të Kombeve të Bashkuara. Ju mund të pajtoheni ose jo me atë që ka për të thënë Serbia, por të paktën është e drejtë të na dëgjoni – ne nuk u lejuam të dëgjohemi”, tha Jeremiq, duke pranuar “disfatën” politike me keqëardhje.

 

Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk është që të mblidhet  të diskutojë situatën në Kosovë, sa herë i teket Serbisë
 
Situata në veri të Kosovës, ku ndodhën javën e kaluar përplasje të armatosura të provokuara nga terroristët serbë, të nxitur nga Beogradi –  vazhdon të mbetet e mbarsur me rrezik shpërthimi dhe diskutime. Në Nju Jork Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç erdhi me shpresën se Këshilli i Sigurimit i OKB-së “do ti vinte veshin” kërkesës shtërpe të Beogradit dhe do të thërriste mbledhjen e jashtëzakonshme, për të plotësuar “tekat” e Serbisë sa herë që ajo përgatit skenare të tilla.
 
Serbia, erdhi në New York, përsëri duke u nisë me logjikën e saj që ashtu si dhe veproi disa muaj pas shpalljës së pavarësisë të Republikës së Kosovës, kur kërkojë që të miratohej një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së përmesë të cilës do ti kërkohej Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë një opinion këshillëdhënës për sa i përkiste pavarësisë së Kosovës, “nëse kjo kishte thyerë të Drejten ndërkombëtare.”
 
 
 Dy ditë pasë ngjarjeve në veri të Kosovës në “grackën” e Jeremiqit ra edhe presidenti serb Boris Tadiq i cili akuzoi hapur ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell se qëndron pas aksionit të Prishtinës në veri të saj. Këtu ka  më shumë “diversion” dhe një lojë “ala serbëçe” për pushtet, ku mendohet se kryediplomati Jeremiq “duke përfituar nga dora e zgjatur e ndërkombëtarve ka shumë ambicje që të bëhet presidenti i ardhëshëm Serbisë”.
 
 
 
Situata që u provokua në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, u acarua në mënyrë të qëllimshme pas tentativës së terroristëve serbë, që të mbajnë nën kontroll dy pikat doganore të kufirit administrativ me Serbinë, por mori përgjigjen e merituar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaçi.  Situata erdhi dhe u acarua duke marrë përmasa terroriste , sepse serbët të nxitur nga Beogradi duket se “nuk kanë ndërmend të humbasin fijet e fundit që i lidhin ata” me krimin e organizuar dhe kontrabadën në veri të Kosovës.
 
 
      Mirëpo kësaj i thonë në shqip ” se Serbia i ka bërë hesapet pa hanxhinë”. Sapo situata filloi të dalë jashtë kontrollit , paqeruajtësit u rikthyen atje dhe forcat amerikane të KFOR-it morën kontrollin e dy pikave doganore 1 dhe 31 duke vendosur dhe një regjim ushtarak për rreth tyre.
 
Kështuqë në realitet çdo gjë ndodhi krejt ndryshe ngaqë e kishte menduar dhe planifikuar Serbia, Tadiqi dhe Jeremiqi me palnet e tyre. Prishtina arriti ta ndryshojë rrjedhën tragjike të ngjarjeve duke marrë edhe mbështetjen ndërkombëtare dhe sikurse edhe OKB – ja refuzoi kërkesën e Serbisë dhe nxorri jashtë “loje” përsëri kryediplomatin serb Vuk Jeremiq .
 
 Në mënyrë të drejtë e të paanshëm si OKB-ja,  Brukseli, edhe Uashingtoni zyrtarisht i dënuan veprimet e terroristëve serbë dhe kërkuan nga të dyja palët si nga  Prishtina e Beogradi të ulin tensionet. Vëzhguesit ndërkombëtar venë në dukje se OKB-ja, Brukseli, edhe Uashingtoni zyrtarisht dhe pikërisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare të shpalljes së pavarësisë, së Kosovës, tërthorazi i thanë edhe kësaj rradhe se :” Serbia duhet t’a pranojë se ky është territori i shtetit të Kosovës.”
 
Ngjarjet në veri dhe vendimi i Kryministrit Thaqi treguan se “Mbas këtyre ngjarjeve  Prishtina shumë shpejt do të marri kontrollin e plotë ndaj pjesës veriore të Kosovës, , pjesë e cila deri tani 
faktikisht ka qënë nën kontrollin e Beogradit. Ekspertët tani janë më shumë optimistë se  perspektivat e zgjidhjes së problemit të veriut i erdhi fundi.”
 
    Beogradi dështoi plotësit mbasi edhe Qeveria e Kosovës tashmë ka dhe mbështetjen e Parlamentit të Kosovës për vendosjen e rendit në pikat doganore në veri të Kosovës dhe në zbatimin e reciprocitetit me Serbinë. Përkundër këtyre fakteve menjëherë në ” graackën” politike të këtyre zhvillimeve ra presidenti serb Boris Tadiq, i cili akuzoi hapur ambasadorin amerikan në Prishtinë, Kristofer Dell dhe SHBA se qëndronin pas aksionit të Prishtinës në veri të saj. Ky reagim dëshmon se Tadiqi  synonte të “ngacëmojë” më shumë relacionet mes Brukselit dhe Washingtoni për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Duke futur në “konflikt” për Kosovën – SHBA me Europë. Dëmtimet e rënda dhe rreziku nga një risulmim të terroristëve, detyruan KFOR-in të mbyllte doganën në Jarinjë, ndërkohë që në pikën tjetër kufitare, në Bërnjak, kontrollimet tani janë shumë të rrepta për shkaqe sigurie. Nga ana e tij kryeministri Hashim Thaqi deklaroi se ai nuk do të zmbrapset dhe akuzoi bandat serbe të dirigjuara nga Beogradi, për djegien e pikës doganore 1 në Jarinjë  Tashmë dy pikat kufitare të Bërnjakës dhe Jarinjës, në kufi me Serbinë janë nën kontrollin e KFOR, ushtarëve amerikan pas sulmit të së mërkurës në mbrëmje ku grupe terroristësh serbë i vunë flakën pikës kufitare nr 1 në Jarinjë, dhe dogjën objektet përreth saj.Një e drejtë kushtetuese për ushtrimin e kontrollit të plotë në të gjithë territorin e Kosovës.
 

 
Dhuna e provokuar  në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, në pikat doganore 1 dhe 31 për të tensionuar situatën politike dështoi dhe mori fund.
 
Qeveria e Kosovës pas 3 vjet e gjysëm dhe pas forcimit të shtetit në Kosovë nxori ligjin e reciprocitetit për mallrat serbe të cilat janë të ndaluara të futen në Kosovë. Për zbatimin e këtij ligji ishte e nevojshme marrja nën kontroll e pikave doganore në veri të Kosovës në kufirin me Serbinë. Marrja e kontrollit të këtyre pikave doganore, u pasua nga terrorizmi serbë dhe si rezultat i tensionimit të gjendjes ngjarja u pasua me vrasjen e një pjesëtari të forcave të policisë së Kosovës. Ngjarje kjo që siç tha Kryeministri Thaqi ” I bashkojë edhe më shumë shqiptarët”.
 
 
Ndërkohë kryeministri Thaqi e drejtojë gishtin aty ku duhej ” duke e akuzuar Beogradin  se është ajo që për qëllimet e saja ka nxitur serbët e Kosovës. Thaqi tregojë se Kosova ka shtet dhe se Serbia duhet t’i harrojë iluzionet e saj mbi Kosovën, qeveria që ai drejton tha Kryeministri Thaqi nuk do të heqë dorë nga ushtrimi i sovranitetit në të gjithë territorin e Kosovës.
 
 
 
Çka sot u demantua nga Ambasadorja amerikane në Serbi, Meri Uorlik e cila ka deklaruar se qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetë aksionin për dërgimin e forcave policore në veri të Kosovës dhe SHBA nuk kan dorë siç prtendon Tadiqi presidenti i Serbisë
 
 
 Kjo lojë politike mes Brukselit dhe Uashingtonit, dhe ngjarjve në veri të Kosovës erdhën menjëherë mbasi Serbia tani që i dorzuan vetë në Hagë, shumë të kërkuarit për krimet e luftës, ata  aktualisht po bëjnë përpjekje për të marrë statusin kandidat për anëtarësim në BE. Kur dihet fare qart se pengesa kryesore e Serbisë në këtë rrugë është çështja e njohjes së Kosovës dhe pavarësisë së saj shpallur tashmë në 17 shkurt 2008 dhe e njohur nga 76 vende përfshrirë SHBA që ishin ndër të para që e njohën atë.
 
    Qeveria serbe është kundër pavarësisë së Kosovës, dhe po lobon kundër njohjes së saj nga vendet e tjera sidomos mike të saj me në krye Rusinë, Greqinë, Kinën Kubën e Libinë e të tjera. Por për të marrë pëlqimin e Brukselit, me ndërmjetësimin e BE-së, Seriba, ka hyrë në negociata me palën kosovare vetëm të përfitojë sa të mundet ajo. Ndër pikat kryesore të këtyre negociatave ishte analizimi i lëvizjes së lirë, çështja e doganave, energjisë dhe e tregtisë. Negociatat në fjalë që po ecin deri tani me një ritëm shumë të ngadaltë  u bënë edhe shkak i tensioneve dhe si rezultat i presionit ndërkombëtar që Beogradi të bëjë njohjen zyrtare të pavarësisë së Kosovës.
Situata e krijuar para disa ditësh në kufirin  mes Kosovës dhe Serbisë, natyrisht, që erdhi nga Beogradi dhe ajo ka disa synime nga ana e Beogradit. Këtë, Beogradi e bëri me qëllim që serbët që jetojnë të grupuar në veri të Kosovës të mbanin lidhje e forta me Beogradin por që edhe të hapnin para botës një situatë të rezikëshme. Faktikisht dihej se sërbët e Kosovës me ndihmëne Beogradit e kishin deri dje kontrollonin edhe doganën lokale dhe pushteti ndërkombëtar dhe shqiptar ishte mjaft formal atje, deri para se të ndodhnin këto ngjarje.
 
   Kjo status quo që ka ekzistuar në veri të Kosovës deri më 20 korrik, dhe ju konvenonte kështu atyre që e drejtonin atë nga Beogradi por tani ajo nuk do të ndodh më dhe mori fund. Prishtina vendosi tani ndalimin mbi tregtinë me Beogradin, duke e motivuar këtë masë me,  fluksin e madh të kontrabandës, edhe pse ai ishte i njohur mbarëbotërisht në këtë pikë kryesore tranziti  për kontrabandistët e të gjitha kategorive, edhe para 20 korrikut.
 
  Pas këtyre ngjarjeve aktualisht kontrolli në kufi tani iu rikthye sërisht Forcave Ndërkombëtare. të KFOR-it të kontrolluara nga ushtarët amerikan. Ndërkohë, që të ejten në Këshillin e Sigurimit të OKB-ja mbajti konsultimet e veta për situatën në veri të Kosovës me dyer të mbyllura në lidhje me këtë çështje. Sipas ekspertëve kjo është hear e dytë që në OKB – kryediplomati serbë Vuk Jeremiq në vend “që të heqi vetullat – nxorri sytë”. Mbasi kësaj rradhe vendimi i OKB-ës ishte se : ” nuk do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit” por takim të rradhës në javën e dytë të muajit gusht.
 

SHPËRNDAJE