Ukraina është në ditë zie sot për 37 minatorët e vdekur në aksidentin në dy minierat e qymyrit në lindje të vendit. Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç urdhëroi uljen e flamujve në gjysmë shtize, ndërsa të afërmit zhvilluan funeralet e para për viktimat e aksidentit më të rëndë të vendit që nga viti 2007.

Autoritetet kanë gjetur trupat e minatorëve që figuronin të humbur. Në një aksident, që dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i metanit gjeten vdekjen 26 punëtorë.

Në aksidentin e dytë, 11 minatorë u vranë kur ashensori i tyre u rrëzua në një minierë në rajonin Donetsk. Janukoviç kërkon ngritjen e një komisioni qeveritar për hetimin e aksidenteve.

SHPËRNDAJE