Aktore, producente, këngëtare dhe sipërmarrëse e aftë të ketë sukses si stiliste mode, krijuese parfumesh dhe pronare restorantesh. Nënë e dy binjakëve 3-vjeçar

ë (Max dhe Emme), nuk ka pak që është zgjedhur gruaja më e bukur në botë sipas “Peop

le”.

Irina Shayk (shiko 2 foto me bluz tigri) vetëm kjo bukuroshe ndoshta, mund t’i afrohet Jenifer Lopez dhe duket sikur njëra tjetrës ja kanë zili.

Dhe, të mendosh që është vetëm 41 vjeç Jennifer Lopez kësaj herë nuk ka habitur vetëm kritikët e saj, por edhe vetveten.

Me një kombinim thuajse perfekt, e gje

jmë në kinema përkrah të shoqit Marc Anthony në “El cantante”, film i realizuar dhe interpretuar prej tyre, që tregon historinë e Héctor Lavoe, artistit të madh portorikan të salsës. Anthony ishte dashuria e parë e Lopez.

 

Ironi në Twitter mbi dekoltenë e Jennifer Lopez

Nuk ishte vetëm Angelina Jolie ajo që me ekspozimin e këmbës së saj në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar tërhoqi vëmendjen duke u përfolur në Twitter. Në fakt kjo ka ndodhur edhe me Jennifer Lopez dhe me gjoksin e saj që thuajse i kishte dalë nga fustani ndërkohë që ngjitej në skenë. Një person hapi një profil në Tëitter me emrin @LjosNipple dhe vendosi statusin “a më patë mua”. Brenda pak orësh ky profil ka arritur në mbi 4 mijë ndjekës në Twitter

Pas një lidhjeje të shkurtër, kur ajo nuk ishte ende e famshme, të dy mbetën gjithmonë në kontakt (ishte ai që prodhoi albumet e saj të para). Edhe kur Jennifer zgjodhi të jetonte në mënyrë më transgresive me reperin Puff Daddy apo të martohej me aktorin Ben Affleck (atëherë i quanin “Bennifer”), Anthony, në një farë mënyre e priti. Dhe të dy këta yje të lindur në Nju Jork, por me prindër portorikanë, u gjetën, lidhën dhe martuan. Që atëherë ajo u bë më e fortë dhe më qetë, ndërsa karriera e saj sikur pësoi një lloj shkëputjeje. Pas suksesit të saj të fundit në kinema me komedinë romantike “Back up plan’, filmi ku protagonistja takon dashurinë e jetës së saj vetëm pasi kishte ngelur shtatzënë me fekondim artificial, në SHBA është bërë më popullore në televizion si anëtare e jurisë në të famshmin ‘American Idol’.

 

Aktore, e bukur sexi..cka jo se..

Megjithatë, në Hollywood, Lopezin janë të shumtë ata që e konsiderojnë si një aktore pa shumë të ardhme në ekran. Pas disa filmave të vlerësuar në vitet ‘90 (“Selena”, “U Turn” dhe më i famshmi “Out of Sight”, me George Clooney), shfaqja e saj para ekranit të madh u dobësua. Thashethemet mbi jetën e saj private i kanë eklipsuar paksa kapacitetet profesionale. Ajo vetë tregon: “Bota e spektaklit nuk është plot me lule, ashtu siç mendojnë shumë njerëz. Është e vështirë, dhe unë kur hyra e dija mirë. Kam pasur ulje-ngritje, jam adhuruar dhe pastaj kritikuar, por nuk jam dorëzuar kurrë. Kam lindur në një familje të thjeshtë punëtorësh dhe kam mësuar se asgjë nuk mund të arrihet nëse nuk punon fort”. Vërtet Lopez është një divë që nuk e ka mohuar kurrë origjinën dhe vendin se nga vjen. Për të paguar leksionet e baletit punonte si pastruese çdo pasdite, dhe sapo dilte nga shkolla vraponte për të kapur linjën 6-të të metrosë vetëm me një mendim në kokë: të arrinte në Hollywood. E në fakt, ja doli mbanë. Pastaj kaloi në botën e muzikës (ka publikuar 6 albume dhe ka shitur më shumë se 50 milionë kopje), të modës, të bukurisë dhe tani të televizionit. Gruaja më e bukur në botë është edhe një nga VIP-at më të pasur të Amerikës (revista “Fortune” e ka vlerësuar pasurinë e saj rreth 250 milionë dollarë). Pavarësisht gjithçkaje, pasioni i saj mbetet kinemaja, aq sa për të realizuar “El cantante” ka zbritur në skenë edhe si producente.

 

Filmi tregon për sukseset dhe dështimet e Héctor Lavoe (interpretuar nga Marc Anthony), që në vitet ‘70-‘80 dominoi si vokalist në skenën e “salsa”-s në New York. E quanin “këngëtari i këngëtarëve”, ndërsa muzikantët dhe fansat e adhuronin. Por, ai e ndiente vetën të shfrytëzuar nga sipërmarrësit dhe industria kinematografike. Lavoe ishte një shpirt i trazuar, një gjeni i çmendur me probleme droge (vdiq nga AIDS në 1993), të cilit pranë i qëndroi vetëm e shoqja e tij besnike, Nilda “Puchi” Pérez (interpretuar nga Lopez). Jennifer, ju dhe bashkëshorti juaj jo vetëm keni interpretuar në filmin “El cantante”, por keni marrë pjesë edhe në produksionin e filmit. Çfarë përfaqëson për ju Héctor Lavoe? Marc dhe unë u rritëm duke e dëgjuar. E kujtoj në një koncert live. Më dridhej mishi. Nuk ka muzikant latin në New York që nuk e konsideron Lavoe një model, një novator, një gjeni. Unë dhe Marc mendonim për filmin para se të lidheshim bashkë. Kemi punuar për këtë projekt sikur po rrisnim një fëmijë të vogël e të bukur.

 

Në Amerikë filmi ka dalë në vitin 2007 dhe ka nga ata që thanë se i keni dhënë shumë rëndësi figurës së Puchi-t, interpretuar nga ju… Jo, ne tregojmë thjesht të vërtetën. E kam njohur Puchi-n dhe vetëm duke e dëgjuar eksperiencën e saj kuptuan se kush ishte Hector për të. Të dy bashkë bënin eksperimente shumë të rrezikshme: drogë, orgji, shkëmbime çiftesh. Por Puchi ishte gruaja e tij e vërtetë, një shoqe besnike, i vetmi person në botë të cilës Hector i besonte vërtet. Isha unë që propozova Marc për rolin e Lavoe. Sipas meje, është perfekt: ka një ngjashmëri fizike mes të dyve. Për më tepër, Marc arrin të imitojë zërin e Lavoe në mënyrë të jashtëzakonshme. Të gjitha këngët janë kënduar nga ai. Nuk duhet të mendoni: “E njëjta biografi mbi një artist gjenial dhe të dënuar”. Jeta dhe karriera e Lavoe ishte si një film tragjikomik, sepse në të kishte situata nga më absurdet. Në film nuk fshehim anët e tij të errëta, por ngremë lart edhe cilësitë e tij. Ne duam të mbajmë gjallë kujtimin e tij dhe t’ia servirim të rinjve të apasionuar pas muzikës salsa dhe xhazit latin. Si është puna mes dy bashkëshortëve? Është njëlloj si në kohët kur unë isha këngëtare, ndërsa ai producent i albumeve të mia. Për “El cantante”, në skenë shfrytëzuam tërheqjen që kemi mes nesh, besimin reciprok, bashkëpunimin në jetë. Në të gjithë karrierën time nuk isha ndjerë kaq mirë sa kur punova me Marc. Le të flasim për ndjenjat. Cilat janë gjërat që ju tërhoqën tek burri juaj dhe jo tek të tjerët me të cilët keni dalë më parë? Kuptimi i plotë, i menjëhershëm e spontan.

 

Fakti që kemi të njëjtën origjinë dhe rrënjë kulturore. Marc është një njeri që më bën të ndihem mirë, më bën më të fortë dhe më ndihmon të rritem profesionalisht. Me Marc nuk kam frikë dhe respekti për njëri-tjetrin është total. Ka një këngë në albumin tim me titullin “How a woman loves”: vërtet, unë dashuroj 100 për qind. Jam nga ato që kur dua dikë, jepem e gjitha. Fëmijët nuk ju kanë ndryshuar? Është e pashmangshme, por e ndieja veten nënë edhe të fëmijëve që Marc ka pasur nga martesa e mëparshme. I desha menjëherë, si të ishin të mitë. Pastaj erdhën Max dhe Emme, që na e mbushën jetën me gëzim. Të qenit nënë më dha siguri, qetësi dhe më bëri më të arsyeshme, cilësi këto që më parë nuk i kisha, as në nivel profesional. Tani kudo që shkoj i marr me vete, sepse dua t’u tregoj se sa i dua. Jeni zgjedhur gruaja më e bukur në botë nga “People”? Më vjen mirë. Nuk mund të them që nuk jam e kënaqur. Bukuria fizike dhe ajo shpirtërore është më mirë kur ndërthuren bashkë.(shqip)

SHPËRNDAJE