INTERVISTE EKSKLUZIVE E MURAT JASHARIT PER AIK “PRESHEVA JONE”

„Letrat e mija të shenjta janë për ta sqaruar rininë e popullin shqiptar se kujt ia ka dhënë votën. Me këta ish-shokët as në xhenetin Ferdez nuk do të kisha shkuar, se edhe aty ta bëjnë ndonjë dredhi për interes të vetin. Ajka e mafias politiko-ekonomike është Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Elmi Reçica, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi e Menduh Thaçi dhe mësuesi i të gjithëve këtyre është Fatos Nano. Këta që i përmenda nuk kanë lënë të zezë pa ia bërë popullit…“ ka thene veprimtari Murat Jashari ne intervisten dhene agjencise informative kombetare „Presheva Jone“

 

 

Lienteschtaine, 10 gusht

 

JASHARI: Ajka a mafias politiko-ekonomike kendej me Xhavit Halitin, andej me Fatos Nanon. UDB-a aktive ne tokat shqiptare…


 

Presheva Jone: I nderur Jashari, fillimisht, meqë sivjet në tokat etnike shqiptare po kremtohet 100 vjetori i pavarësisë, si i ka gjetur shqiptarët ky përvjetor…apo kush është më i cliruar e kush më i okupuar…?

 

 

Murat JASHARI:  Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë londineze, shqiptarët në njëfarë forme mund të    mendojnë, shprehen, të shahen ndërvete, të flasin e të pjellin shqip, por të pavarur e të lirë në të    gjithë hapësirën shqiptare nuk janë. Shqipëra është e okupuar nga biznesmenët e ish-UDB jugosllave, BIA-s serbe, DBK-së maqedonase dhe Asfaltia-s greke, falë kryeministrit dhe sojit të tij që janë në pushtet. Pra, paraja e bën apo e dirigjon politikën!

 

Kosova ka problemet e saj. As pavarësi as republikë, e edhe po që se është kjo e fundit, është në kuadër të Serbisë, dhe po lëngon nga decentralizimi (kantonizimi) e deri te shkëputja, e e zbulimit të emrit gjeografik të pasluftës, Veriu i Mitrovicës. Opozita e Kosovës është në ankth se po ndahet ajo pjesë e 22 % të territorit të Kosovës, kurse pushtetarët po mundohen ta bindin opozitën e popullin se ky fakt tashmë është i kryer, vetëm se nuk po krijohen rrethanat për t’u ulur e për ta nënshkruar ndarjen, siç u ul Hashim Thaçi, gjenerali Mike Jackson e Agim Çeku për çarmatosjen e UÇK-së.

Trojet e Kosovës kanë pehlivanë -politikanë. Po, kanë edhe edhe në bashkëqeverisje. Por, populli është dyfish i pushtuar. Nga pushtuesit sllavë si dhe nga partitë në bashkëqeverisje.

 

Kanë të drejtë pushtetarët e të gjitha niveleve që ta festojnë „pavarësinë“. Madje i kanë edhe kamerat e televizioneve shtetërore e atyre private ngado që shkojnë e lëvizin, sikur tupanxhiu në dasëm që i shkon te këmbët e horaxhisë për t’i bërë lajka për t’i dhënë ndonjë lekë.

 

E populli e ka hallin e mbijetesës. E këta pehlivanët-politikanë e kanë katandisur popullin duke ua ulë moralin, nëpërkëmbur dinjitetin e krenarinë.

 

 

Presheva Jone: Mbi një decenie nga clirimi i Kosovës dhe katër vjet nga shpallja e pamvarësisë, mendoni se Kosova sot është në rrugë të mbarë të shtetësisë së saj…?

 

 

Murat JASHARI: Më e pushtuar sesa pas luftës „çlirimtare“. Kosova kurrë më e pushtuar që nga koha e kryeministrit serb Pashiq, nuk ka qenë. Pushtetarët nuk janë të pushtuar se nuk kanë as dinjitet e krenari, e mos të flasim për emër e ftyrë. Këto dy të fundit kaherë i kanë humbur, apo fare nuk i kanë pasur. Kosova me këta pushtetarë dita ditës po zhytet nën thundrën e Serbisë. Për pavarësi, as që bëhet fjalë.

 

Edhe për ta vkedhur buxhetin e shtetit që bëhet nga taksat e qytetarëve duhet t’i pyesin ndërkombëtarët. Pra edhe për të vjedhur nuk janë të lirë. Me decentralizim kanë krijuar rrethana e kushte për kantonizimin e vendit ndërsa  serbët të krijojnë një shtet brenda „shtetit“. Targat e veturave RKS e kanë kuptimin Republika e Kosovës nën Serbi.

 


Presheva Jone:  Deshëm s’deshëm ta pranojme, aktualisht Veriu i Mitrovicës është i okupuar, dmth nen Serbi. meqë atje nuk valon flamuri as i Kosoves e as ai  shqiptar. Sa herë ofrohen zgjedhjet në Kosovë, cdo lider apo parti rrahë gjoks e premton se ne do ta bashkojmë veriun, por atje vazhdon të këndohet e njëjta këngë si në kohen e Kralevinës  (“ko to kaze, ko to laze da Serbija mala..” ) nga cetnikët e Pasicit e Drazhes e Milosevicit…? Për këtë cenim integriteti, sipas jush, kush është fajtor përvec Serbisë? Mendoni se faj kanë edhe ndërkombëtarët dhe Qeveria e Kosovës…?

 

 

Murat JASHARI:   Veriu i Mitrovicës, apo 22% e tokës shqiptare shkoi! S’ka forcë që ta ndalë! Këto deklarata të kryeministrit Thaçi janë vetëm blofe. Atë pjesë të Kosovës e kanë shitur kaherë Xhavit Haliti, Kadri Veseli e Hashim Thaçi me ndërmjetësuesin, mësuesin Fatos Nano. Si dola prej burgut, në javën e parë të vitit 2000 më erdhën për vizitë Kadri Veseli, Adem Grabovci e Bilall Sherifi. I erdhi rendi muhabetit për Veriun e Kosovës. Unë ua propozova një plan të sigurtë se si mirret ai vend. Në atë kohë në atë pjesë kanë qenë 12 lokale kafeterie. U thashë: «Siguroni 240 kg dinamit, në katër dhe i sigurojmë edhe 20 trima nga 10 kg dinamit e pështellim trupit. Ramushit i themi që t’i bëje gati 2000 ushtarë lirie dhe atë pjesë le ta rrethojë në tri anë, vetëm një shteg t’ua lëmë narkomanëve, çetnikëve e mercenarëve sa për të ikur. Ne, 24, dy nga dy nëpër ato lokale po flijohemi për atë pjesë që ia vlen.»

 

Vizitorët e mi u bindën se unë isha serioz dhe si rrjedhojë menjëherë u zverdhën e më vonë edhe u skuqën. Më vonë, kur shkova në Kosovë, më 14 janar 2000, e kuptova pse vizitorëve të mi u kishte ndërruar surrati.  Ata kishin pasur plane të tjera. Mendjen, shpirtin e zemrën i kishin pasur te pushteti e bizneset!

 

 

 

 

Presheva Jone:  Letrat tuaja serike, me të kaluarën e të tashmen, me luftën e lavdishme të UCK-së në Kosovë, Maqedoni e gjetiu, kishin jehonë të madhe dhe u lexuan me mjaft interesim të madh..ku më së shpeshti në to keni përmendur emrat si : Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Menduh Thaci, Azem Syla, etj…Këta persona sa mund ta çojnë Kosovën përpara ?

 

Murat JASHARI:   Letrat e mija të shenjta janë për ta sqaruar rininë e popullin shqiptar se kujt ia ka dhënë votën. Me këta ish-shokët as në xhenetin Ferdez nuk do të kisha shkuar, se edhe aty ta bëjnë ndonjë dredhi për interes të vetin. Ajka e mafias politiko-ekonomike është Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Elmi Reçica, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi e Menduh Thaçi dhe mësuesi i të gjithëve këtyre është Fatos Nano. Këta që i përmenda nuk kanë lënë të zezë pa ia bërë popullit. E kanë lënë popullin në varfëri të skajshme duke u thirrur në luftën çlirimtare, duke vrarë veprimtarë e intelektualë që kanë punuar tërë jetën për atdheun si dhe e kanë katandisur vendin deri në këtë pikë sa jemi bërë për gjynah! Sa i perket Bardhyl Mahmutit, i vetmi magjister ne LPK..synim kryesor i mafias se Drejtorise politike ka qene ta djegin e shkrumojne si personalitet ate i cili kombtarisht ishte i formuar, si shume te tjere qe i kane kompremtua.

 

 

Presheva Jone:  Po cili është mendimi juaj për Ramush Haradinajn? A mendoni se një ditë do të jetë President i Kosovës ?

 

Murat JASHARI:  R amush Haradinaj ishte për luftë. Për këtë ka dhënë shumë argumente se ka potencial për ta mobilizuar dhe organizuar rininë e popullin. Edhe për 100 ditë qeverie, ka dalë i suksesshëm! Për kryetar të Republikës së Kosovës duhet provuar! Më mirë Ramushin e kisha lënë si Kryeministër, por jo me keqpërdorë me buxhetin e shtetit siç po bën kryeministri aktual, Hashim Thaçi! Ramushit I bie më mirë që të shkojë tek Albini në Vetëvendosje bashkë me ish ushtarët e lirisë dhe të qëndrojë sa më larg personave që kanë pasur lidhje miqësie e biznesi me Arkana e serbë të Millosheviçit, Sheshelit, Nikoliçit e Daçiçit. Ta ruajë emrin e fytyrën, se pasuria shkon e vjen po nuk të futë në histori. E populli për Ramushin dhe shumë të tjerë, që kanë mbetur akoma me pak emër e fytyrë ka hapur një fletë të historisë dhe me zor do t’i fusim në histori, se shkoi lufta çlirimtare. Po denigrohet! Nga pushtetarët po cilësohet si konflikt! Me sjelljet tona e denigrojmë apo i mbrojmë të shenjtat Emblema e luftërat e lavdishme të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare!

 

 

Presheva Jone:   Përqarje ka edhe për kreun e shtetit të Kosovës.Presidentja aktuale Jahjaga, sikur Tita nuk e lëshon postin e presidentes. A mendoni se Jahjaga ka lënë mbrapa integrimet dhe njohjet e Kosovës?!

 

 

Murat JASHARI:   Se ka përçarje në udhëheqje të shtetit, në presidencë e Qeveri shihet qartë. Këto dy kategori si dhe pushteti lokal lidhen e përafrohen në një fenomen, në tenderomani. Po që se nuk është kjo sëmundje patologjike te pehlivanët-politikanë, ma merr mendja se nuk do të kishim as zgjedhje lokale e qendrore. Të gjithë, pa përjashtim, koha ka qenë dëshmitare, se të gjithë vrapojnë për pushtet për tu pasuruar brenda natës. Le të më tregojë ndonjë pushtetar që ka plaçkitur buxhetin e shtetit dhe një familjes së dëshmorëve ia ka rregulluar shtëpinë e banimit???!!! Pra të gjithë vërshojnë me çdo çmim për të ardhur në pushtet pa shtet! Presidentja Jahjaga njëherit duhet të integrohet në vetveten dhe ta njohë veten si presidente e të gjithë banorëve të Kosovës. Mos të anojë për asnjë subjekt, por të jetë unifikuese e spektrit politik, aq sa mundet. Presidentja nuk ka kredibilitet presidencial të formimit psiqik, intelektual dhe fizik. Veç me topat e Hitlerit mund të largohet Jahjaga nga ai post. Se ashtu edhe është bërë Presidente! Me zarfë më!!! Deri aty e kanë sjellë punën «dhëheqësit» e popullit apo pushtetarët pa pushtet!  Jahajaga, Kosovën nuk mund ta integrojë në vetë Kosovën. Kufijtë e Kosovës janë bërë «hyn e dil Isuf Qamil»!

 

 

 

Presheva Jone:  Po Albin Kurti që po ia turbullon ujin shpeshherë Qeverisë,dhe aty këtu rrotullon kamionët e shqiptarëve e dhjetëra kamionë të rusëve përplot me “mallra” futen për serbët e Kosovës dhe nuk i rrotullon askush ata?

 

 

Murat JASHARI:   Albin Kurti dhe Lëvizja legale –LPK, kjo e fundit shumë dinake dhe shumë frikacake, duhet pushtetarëve pa pushtet me ua gërditë jetën dhe mos me u dhënë ajër të Kosovës me thithë! Lëvizja VV duhet t’i përdorë të gjitha format për t’i larguar nga pushteti këta horra, kodosha e dilinxhinjë, frymorë me dy këmbë, me surrat njeriu. Mundësisht edhe nga toka e shenjtë shqiptare duhet larguar!

 

 

Presheva Jone: Mendoni se është koha e vetëdijësimit të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik? Mendoni se shqiptarët në Ballkan do t’i shpëtojë vetëm bashkimi kombëtar? A pritën lëvizje, strategji të reja në Kosovë qofshin ato edhe protesta gjithë popullore brenda e jashtë saj .?!

 

 

Murat JASHARI:   Shpëtimi i rinisë së artë dhe popullit shqiptar liridashës është nga vetëvetja!  Në muajin e shenjtë të shqiptarëve, pra në Nëntor t’i marrin llosat dhe horrat, kodoshat e dilinxhinjtë, pehlivanë-politikanë e t’i përzënë nga Kosova, pra nga toka e shenjtë shqiptare. Vetëm organizimi i mirëfilltë i tri kategorive të dala nga luftërat “çlirimtare”, nga rinia e artë dhe populli shqiptar liridashës hiqet nënshtrimi. Rikthehet dinjiteti dhe krenaria, të cilat gjatë këtyre 12 vjetëve na kanë katandisur nëntokë! Të bëjmë organizim të mirëfilltë kundër horrave, kodoshave dhe dilinxhinjve, e faktorin e jashtëm, apo ndërkombëtarët t’i vëmë para aktit të kryer. Parulla, apo kërkesa e parë në ballë me Flamurin Kombëtar për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë londineze duhet të jetë

 

 

–            DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR!

–           LARG NGA TOKA E SHENJTË SHQIPTARE, PUSHTETARË TË SHITUR PËR TË HUAJT!

–           BIJTË E BIJAT TANË KANË LUFTUAR PËR T’U ÇLIRUAR!

–           LIRIA NA TAKON EDHE NEVE POPULLIT E JO VETËM JUVE!

–           JU PUSHTETARË SHKONI TE PADRONËT TUAJ!

–           KËTU NUK KENI VEND!

–           E SHENJTA TOKË NUK PRANON TË SHKILET NGA ZULLUMQARËT!

–           VETERANËT E TRI LUFTËRAVE JANË NJË!

–           FAMILJET E DËSHMORËVE DHE INVALIDËT E KËTYRE TRI LUFTËRAVE T’I BASHKOHEN ORGANIZATËS SË VETERANËVE!

–          DËSHMORËT DHE INVALIDËT ISHIN BASHKËLUFTETARË TË VETERANËVE, KËTA MORALISHT E SHPIRTËRISHT JANË TË OBLIGUAR TË INTERESOHEN PËR KËTO DY KATEGORI!

 

–          Ktheni tokat e grabitura!

–          Ktheni në arkë të shtetit paratë e grabitura!

–          Villat e blloqet familjeve të dëshmorëve!

–          Posta, Trepça, KEK-u e uzinat janë të popullit!

–          Duam arsim cilësor për fëmijët tanë në të gjitha nivelet!

–          Duam shëndetësi të shëndoshë!

–          Prevalla është e popullit dhe jo e horrave!

–          Brezovica është e popullit e jo e Kodoshave!

–          Poshtë dilinxhijtë!

–          Poshtë frymorët me dy këmbë, me surrat njeriu!

–          Rroftë rinia jonë e artë!

–      Rroftë populli shqiptar liridashës!

 

NESER: LUGINA E PRESHES ME KOSOVE, ME SERBI APO ME SHIPNI..? ROLI I UCPMB-se DJE, ROLI I “LEVIZJES SE LIRISE” SOT ?

PO,  CILET JANE PEHLIVANET, ZAGARET E DACICIT NE LUGINEN E PRESHEVES…

SHPËRNDAJE