Ish-luftëtarë të UÇPMB-së

Me anë të disa fotografive, po e paraqesim atmosferën festive e cila ka mbretëruar në qytetin e Preshevës më datën 17 shkurt të vitit 2008, vit ky kur përfundimishtë shqiptarët e Kosovës e vulosën themelimin e shteti të Kosovës.

NGA: KUSHTRIM MALIQI

Përpos organizimeve nëpër shtëpi e oda, apo dikush që kishte vendosur që të festoj në Prishtinë, Shkup e Tiranë, ata që iu kanë gëzuar më së shumti kësaj date, luftëtarët e kanë festuar këtë ditë në njërin nga lokalet e qytetit të Preshevës ku ashtu së bashku atë botë kishin zbardhur ditën me këngë e valle, e që ishte nën organizimin e OVL-së ku kryetarë ishte Lulzim Ibishi.

Sot, 11 vjet pas asaj date, një pjesë e konsiderueshme e tyre e kanë mollë të ndaluar vendlindjen, nuk guxojnë ta shkelin tokën për të cilën luftuan, ishin të gatshëm të japin jetën, disa prej të cilëve edhe lanë gjymtyrët e tyre maleve të karadakut të Preshevës.

Ndër ta, e kemi ish-komandantin Lulzim Ibishi (Luli),  për të cilin po bëhen 10 vite prej kur nuk ka mundur ta vizitojë as fshatin e tij Norçën e as Preshevën. Nëpër takime të rëndësishme si në aspektin personal familjar, ashtu edhe kombëtarë, nëse duhet të mblidhet me familje, të gjithë duhet të shkojnë në Fushë Kosovë.

Ai, sot në një bisedë për “Bota Sot” ka folur për atë ditë dhe për atë se si e sheh sot përparaimin e Republikës së Kosovës duke thënë se “Presheva, Medvegja e Bujanoci edhe sot e kësaj dite jetojnë në një shtet primitiv, nuk kanë as të drejtat elementare civile. Republika e Kosovës e kompletuar do të ishte vetëm atëherë kur do ti merrte nën ombrellën e saj edhe ato tri komuna, për ndryshe do të ishte e pa kompletuar dhe e mangët, por edhe pa perspektivë”.

Image
SHPËRNDAJE