Gazetari Nefail Maliqi ne kryeqytetin helvetik ne Bernë

 

Bernë, 1 gusht -Me titullin “1-Gushti-Festa kombëtare e Zvicrës për ty dhe për mua, por edhe për ne te huajt (“Le 1er Août – Fête nationale Suisse, pour toi et pour moi, mais aussi pour nous étrangers!“)  gazetari i agjencisë se lajmeve “Presheva Jone” ne Zvicer ka shkruar se “në çdo festë kombëtare të 1 gusht, Shqiptare në Zvicër per cdo vite e sa vie janë një shembull i mire i integrimit me komunitetet e tjera të huaja në Zvicër.

Ja pse shqiptaret duhet t’i festojne Diten Nacionale te Zvicres paralel bashke me zviceranet

-Sepse, Zvicra veq qe strehoi 60 mije refugjate gjate luftës, njihet nder vendet e para që njohu shtetin e Kosovës, po ky shtet sot mban me buke afer 800 mije shqiptare (500 mije ne Kosovë, 200 mije ne Maqedoni edhe 100 mije tjere ne Shqiperi, Luginen e Preshevës dhe Mal te Zi). Pra nuk thuhet kot: Miku i mire shifet ne ditet e veshtira.

Te përkujtojmë se Presheva (Serbi) vazhdimisht ka festuar Diten e Shqiperise dhe Kosovës, pa na dhene fare buke ato, bile perkundrazi Lugina gjithmone ka ndihmuar ata me buke, me strehim, me pushkë gjate luftes deri ne clirim !?.. Dhe tash, le te dalin ai bir nane e le të thone “valla Nefail Maliqi s’eshte qashtu” !..

Po fatkeqesisht harruan shpejte ata, merre me mend, ju jane marrur para per taksa shqiptareve te Lugines (?!) Vec asaj, sot e kesaj dite nuk jane ne gjendje t’ju sigurojne nje Abetare (?!), nuk i furnizojnë as me dokumente te duhura shqiptaret e Luginës qe jane bere “azilant” ne token e tyre ne Fushe Kosovë apo Gjilan!. Sillen ashtu tamam, sikur Serbia sot me shqiptaret ne Medvegjë?!.. Pra nuk thuhet kot: Vëllau i keq humb mu në ditet më të vështira!!!..

Pas 728 viteve të pavarësisë, Zvicra u bë synonim dhe shembull autentike e demokracisë. Zvicra, gjithmonë eshte thënë qe të jetë një shembull për vendet te posa dalura nga një luftë dhe konflikt, që janë në një proces të quajtur “tranzicion”, siç është Kosova.

Zvicra njihet si prodhuese dhe transportuese e mire jo vertem e çokolladave dhe djathit, por edhe e demokracisë dhe tolerancës, qe vendet tjera te cilave ju mungon ky “artikull” te shfrytëzojnë nga nga shteti helvetik.

Atëhere pse t’mos festojme 1-Gushtin diten e Zvicres, te cilet gjithnje na kane mbeshtetur dhe po ndihmojne shqiptaret !.. Urime Zvicër-Bonne Fête la Suisse!.

SHPËRNDAJE