L’image contient peut-être : une personne ou plus, personnes debout et intérieurLefter Çipa

Një hidhërim i kombit për burrin e ditur, trim e të paepshëm. Historia e këtij burri buroi i mbetet dhe i përket kombit, por në veçanti Kosovës. Ndiejmë një gur në zemër. E ky gur le të dritësojë për breza historinë e shqiptarizmës!

Shqipëria gjithmonë ka nxjerrë burra të mendjes, por në një moment final për Lirinë e Kosovës Adem Demaçi u lartësua si hero dhe profet. Për këtë arsye për gjithë shqiptarët Adem Demaçi, mbetet një yll i ylberizuar në shpirtin dhe ndërgjegjen e kombit. Ne shqiptarët dhe tërë Shqipëria le t’i japim ngushëllimet familjes Demaçi. Jemi pjestarë të këtij ngushëllimi. Por jemi të sigurtë se pasardhësit e tij do ta dritësojnë historinë e Adem Demaçit ndër brezat që do vijnë… Le ta quajmë ringjallje jetën e Adem Demaçit! Njerëz të tillë kanë bërë historinë e pavdekësisë dhe mbeten në pavdekësi.

I lulëzoftë shpirti në shqiptarizmin e përhershëm!

P.S: Ky album me fotografi ne Saranden e veres se 2012, u mundesua nga kusheriri im, ish kryetari i Bashkise se Sarandes, ndersa inicioi dhe realizoi ceremonine e nderimit te Heroit Shqiptar Adem Demaçi me titullin “Nderi i Sarandes” dhe i zyrtarizoi passaportizimon si qytetar i Sarandes. E falenderoj nga zemra Stefanin per kete kujtim te tere jetes sime!
Lefter Çipa

SHPËRNDAJE