ruuuKisha e ndërtuar brenda kampusit universitar në Prishtinë, nga krimineli Millosheviq, kohëve të fundit ka arritur të shkaktoj debat të madh në Kosovë.

Rreth kësaj kishe, në njërën nga konferencat e tij, ish Presidenti, tashmë i ndjerë, Ibrahim Rugova ishte pyetur rreth kësaj kishe.

Bashkëpunëtori i ngushtë i Ibrahim Rugoves, Adnan Merovci, në librin e tij “Një hap me Rugovën”, rrëfen momentin kur Rugova ishte pyetur nga gazetari, dhe planet e Rugovës rreth kësaj kishe.

“Nuk do ta lejojmë ndërtimin e një kishe në hapësirat universitare, aq më parë që kjo kishë nuk është konform nevojave të besimtarëve ortodoksë serbë”, kishte thënë Rugova, shkruan “Bota sot”.

Ndërsa plani u Rugovës, pasi te çlirohej vendi dhe ai të ishte në pushtet ishte që të ndërtojmë një katedrale dhe një xhami të madhe në afërsi të saj.

“Tani për tani nuk kemi mundësi për ta ndaluar ndërtimin e saj. Një ditë kur do të jemi në pushtet, atëherë do të ndërtojmë një katedrale dhe një xhami të madhe në afërsi të saj” kishte thënë Ibrahim Rugova./BS/

SHPËRNDAJE