Rreth 5.5 milion qytetarë të Serbisë kanë të drejtë në 100 euro ndihmë nga paketa e masave, tha Ministria e Financave në llogarinë e saj në Instagram, përcjell rtvpresheva.com

Siç thuhet në komunikatë, Ministria e Financave do të mundësojë të gjithë qytetarët që kanë të drejtë në këtë shumë dhe duan të marrin parat, që të aplikojn për të në mënyrë elektronike përmes portalit të Drejtorisë së Thesarit, ose përmes telefonit.

Numri i telefonit do të dalë para 15 majit kur Qendra e Kontaktit të fillojë punën. Aplikimet do të zgjasin deri më 5 qershor, ndërsa pagesa do të fillojë në 1 qershor.

Kur telefononi ose aplikoni në internet, do të jetë e nevojshme që qytetarët të lënë emrin e tyre dhe mbiemrin, numrin e letërnjoftimit dhe numrin personal, si dhe emrin e bankës ku ata tashmë kanë një llogari, ose ku ata duan që llogaria e tyre e dedikuar të hapet, thueht në postimin e Ministrisë në Instagram.

SHPËRNDAJE