Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur sot në emisionin Frontal në T7 për rastin tragjik që ka ndodhur dje në qendrën e studentëve në Prishtinë 

Haziri ka deklaruar se nuk duhet të lihet përgjegjësia e rastit te një grup individ apo një ministri.

Ai ka thënë se ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet që të pres zbardhjen e rastit.

“Nuk lidhet përgjegjësia me një individ apo me  një grup apo me një ministri, dhe ministri Vitia duhet të pret zbardhjen e rastit, hetimeve, atij i bien me marrë masa unë besoj edhe koordinatori i qendrës së emergjencave civile sepse në mënyrën se si organizojnë kthimin dhe karantinimin dhe mos përcjelljen me dosje besoj që duhet me u pa drejtë MPB’ja dhe ministritë tjera që janë të të përfshira”, ka thënë ai.

Madje, kreu i Gjilanit ka pasur disa kritika për MPB’në pasi që ka deklaruar se ka bërë kërkesë për disa persona që të vijnë nga Shqipëria, derisa ka bërë të ditur se iu është thënë se edhe të njëjtit duhet të qëndrojnë 14 ditë në karantinë.

“ Ju kisha lut sot kam pas një rast kërkesë për vizitë të tre anëtarëve në komunë, kam pas leje me prit mysafir, MPB, dje e pardje ka vlejtë leja e sot masdite dikujt i ka ra në mend krejt diçka tjetër. Kërkesa ime sot është anulu nga MPB’ja këto sjellje të këtyre autoriteteve karshi kërkesave tona, sepse ska qenë obligim i imi me u marrë me rastin, kam dashtë me ndihmu dhe arsyetimet tona duhet me i dëgju, s’po na dëgjojnë neve, ministri Vitia komunikon me neve edhe në disa takime edhe mundohet me kordinu punën, të tjerët janë jashtë çdo kapaciteti dhe mundësie me i zbatu detyrat ligjore. Për këtë punë kryeministri i merr detyrat me i menaxhu ai ia ka delegu Arben Vitisë, në Kosovë jemi rast i veçantë se po duhet me lyp rol të individëve që e kanë injoru kërkesën, e që tash ja atribuojnë ministrit Vitia. Ky rast duhet me u pa e me u lidhë drejtë në mes të menaxhimit të sektorit të shëndetësisë në MPB”, ka thënë Haziri.

“Nuk përmenda emra po ekipi i menaxhimit të emergjencave civile që e udhëheqin ata merren në baza ditore, merri dëshmitarët dhe yshyri në çfarë forme kërkesat shkojnë, çdo ditë bëjmë operacione ditore, duhet me bo kërkesë me prit përgjigje kur ata kanë kohë në zgjidhje të problemeve. Kërkesa ime për ardhjen e një ekipi nga Tirana nuk është ekip me shku në karantinim, arsyetimi im ka qenë banal me shku në karantinë 2 javë që me ardh në Gjilan me kry punë katër orë”, shtoi ai.

Haziri thotë se në nivele të larta politike është i kënaqur me menaxhimin e situatës.

“Në nivele të larta politike jam i kënaqur, vetë ministri ka ardhë në vizitë, disa zëvendësministra e që jemi në kontakte ditore. Por, fjalën e kam me kërkesa formale ne jemi në komunikim ditor me neve duhet me reagu në bazë të detyrës koha është e emërgjencave, nëse bëjmë kërkesë që një qytetar të kthehet duhet me na respektu, jo me bë lista sipas dëshirave, e lehtësime në karantinë sipas dëshirave”, ka thënë ai./

SHPËRNDAJE