hageeee11Grupi i qytetarëve #Protestoj në një aksion simbolik, presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, iu ka dhënë  vizat për burgun “Dyz – Vip”.

Ky grup i qytetarëve me këtë aksion simbolik ka bërë thirrje për protestën e shtatë me radhë kundër përgjimeve, e cila u paralajmërua për ditën e martë, nga ora 17:00

Përfaqësuesja e këtij grupi, Mrika Sefaj tha se kërkojnë përgjegjësi politike për mos përmbushjen e premtimit të kamotshëm për liberalizimin e vizave.

Më tej, ajo theksoi se rinia e Kosovës është më e izoluara në Evropë dhe se përqindja e papunësisë është ndër më të lartat.

Veç kësaj, në fjalimin e saj u tha se në përgjimet e publikuara është treguar se sa lehtë tallen me shkollat dhe me shpresën për të ndërtuar një shtet që do t’i shërbejë gjithë qytetarëve.

Sefaj:Talleni me institucionet e vendit, por më tepër talleni me shpresën tonë

“Rinia e Kosovës sot është më e izoluara në Evropë. Përqindja jonë e papunësisë është ndër më të lartat në botë. Përgjimet tuaja na treguan që ju lehtësisht talleni më shkollat tona. Talleni më institucionet e vendit dhe për më tepër talleni më shpresën tonë për të ndërtuar një shtet që një ditë do t’i shërbejë të gjithë qytetarët pa dallime racore e etnike. Unë sot jam gabele, maxhupe dhe shkinë. Talleni me sistemin e drejtësisë ngase e keni ndërtuar për të ju shërbyer për interesa personale e shkurtë pamës. Talleni me Policinë e vendit ngase fëmijët tuaj mund t’i rrahin për qejfet e tekat e tyre”, tha Sefaj.

E për të gjetur një vend të punës, ajo tha se duhet të posedohen disa numra telefoni të njerëzve të cilët lajmërohen me “Pronto”.

Sefaj:Për të gjetur një vend pune duhet të kesh numra telefonit, ku njerëzit lajmërohen me “Pronto”

“Përgjimet dhe dështimi për të liberalizuar vizat na mbytën edhe me tej shpresat se në mund të realizojmë qëllimet tona pa pasur nevojë për njohje me politikanë të korruptuar dhe pa pasur nevojë për të thyer ligjet e vendit tonë. Mesazhi që na e dërguan përmes përgjimeve është se për të gjetur një vend punë e për të ëndërruar për suksese në jetë duhet të kesh ca numra telefoni të njerëzve që lajmërohen me “pronto”. Ju ftojmë në protestën e ardhshme të së martës në ora pesë”, ka thënë më tej Sefaj.

Ndryshe, protestat e  grupit të  qytetarëve erdhën pas publikimit të “Dosjes së Shefave”.

***

Në një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, grupi i qytetarëve #Protestoj ka thirrur protestë për të martën, duke filluar nga ora 17:00.

Përfaqësuesja e grupit, Mrika Sefaj tha se përmes protestës, do të kërkojnë përgjegjësi politike për mos përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave, duke theksuar se rinia e Kosovës është më e izoluara në Evropë.

“Përqindja jonë e papunësisë është ndër më të lartat në botë. Përgjimet tuaja na tregua që ju lehtësisht talleni me shkollat tona”, tha ajo.

Aksioni simbolik i tyre është shënuar me vendosjen e “vizave” për kryeparlamentarin Kadri Veseli, presidentin Hashim Thaçin e deputetin Adem Grabovci, për në burgun “Vip Dyz”.

SHPËRNDAJE