Anglia ishte shuam afër kalimit në gjysmëfinale, pasi në serinë e dytë të ekzekutimit të penalltive Montolivoi goditi jashtë porte, por më pas të pasaktë ishin Yong e Cole, duke derisa italianët nuk gabuan më. Balotelli, Pirlo, Nocerino e Diamanti shënuan për Italinë, derisa për anglezët ishin të saktë: Gerrard e Rooney, ekzekutimi i penalltisë të peste ishte i pavlerë. Tani Italia në gjysmëfinale do të ketë punë të vështirë përballë Gjermanisë, e cila kishte siguruar hyrjen në mesin e katër përfaqësuesve më të mira pasi demoloi Greqinë.
Anglia dhe Italia kishin hyrë me strategji të ndryshme për këtë takim. Derisa anglezët i besuan formacionit që ishin paraqitur edhe në ndeshjen e kaluar, me sistem 4-4-2. Sulmi i tyre sërish e krijuar nga dyshja e Manchester United, Rooney e Ëelbeck dhe me një mbrojtje të ngjeshur e duke kërkuar golin me pasi të shkurtra. Prandeli ndryshoi krejtësisht taktikën. Për dallim nga ndeshjet e grupit, kur luajti me tre mbrojtës, këtë radhë kishte postuar katër lojtarë në vijën e fundit, derisa sistemi i tyre ishte 4-3-1-2. Këtë radhë sulmuesit problematik, Balotelli, i besoi për gjatë tërë ndeshjes, ndërkaq Cassanon e zëvendësoi me Diamantin, që debutoi në këtë eveniment. Italianët sikur kopjuan lojën e kaluar të anglezëve duke provuar të shënon me anë të goditjeve nga distanca.

Përballja e këtyre dy përfaqësuesve gjigante në futbollin evropian, filloi furishëm, duke radhitur raste të njëpasnjëshme, edhe pse 120 minuta përfunduan pa asnjë gol të realizuar. I pari që rrezikoi ishte italiani, De Rosi kur me goditje volej nga distanca dridhi tërthorësen e “gardianit” të portës angleze, Hart, i cili në atë rast vetëm ishte i mposhtur. Por i menjëhershëm ishte reagimi i skuadrës së Hodgson. Johnson mirë pranoi topin në zonë dhe nga pesë metra gjuajti, por kapiteni Buffon, reagoi për mrekulli duke zotëruar topin thuajse të pamundur. Ëelbeck e Rooney vazhduan presionin ndaj Italisë. Ndërkaq në minutën e 25-të, Balotelli mirë iu shmang kurthit të pozitës jashtë loje, por në momentin vendimtar reagoi Terry duke bllokuar parabolën e tij. I njëjti futbollist kishte mundësi edhe në finish të pjesës së parë, por nga katër, pesë metra gjuajti lartë mbi portë.
Edhe 45 minutat e dyta nisën furishëm, si në minutën e tretë të pjesë së parë, mesfushori i Romës, De Rosi rrezikoi ishullorët. Këtë herë goditja e tij përfundoi jashtë edhe pse ishte afër zonës së gjashtë metërisht. Katër minuta më vonë, italianët sërish sollën në sprovë Hartin, i cili tregoi cilësitë e tij, duke ndalur topin në dy kohë. Ai së pari ndali goditjen e De Rosit, më pas të Balotellit derisa goditja e Montolivios mbi portë. Në minutën e 75-të, Yong provoi goditjen brenda zonës, e cila përfundoi jashtë. Ndërkaq si edhe Terry më parë, Johnson bllokoi goditjen e Balotellit nga një pozitë ideale për shënim, vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt. Italianët vazhduan me posedimin e topit edhe në vazhdime, derisa në minutën e
101-të, Diamanti, i cili zëvendësoi Cassanon qëllon shtyllën nga një goditje që në shikim të parë u duk si harkim.

Anglia – Italia 0:0 (2:4 pas ekzekutimit të penalltive)

Goditjet nga pika e bardhë:

Italia: Balotelli 1:0, Montolivio 1:1, Pirlo 2:2, Nocerino 3:2, Diamanti 4:2

Anglia: Gerrard 1:1, Rooney 1:2, Yong 2:2, Cole 3:2

Stadiumi olimpik në Kiev
Shikues: 64.500
Gjyqtar: Pedro Proenca (Portugal)
KV: Barzagli, Maggio

Anglia: Hart, Cole, Terry, Johnson, Lescott, Gerrard, Young, Milner (Ëalcott), Parker (Henderson), Rooney, Ëelbeck (Carroll)

Italia: Buffon, Barzagli, Bonucci, Balzaretti, Abate (Magio), De Rossi (Nocerino), Pirlo, Montolivo, Marchisio, Cassano (Diamanti), Balotelli

Statistika – plus

Gjuajtjet në portë: 1-8
Gjuajtjet pranë porte: 7-17
Posedimi i Topit: 37%-63%
Goditjet nga këndi: 3-7
Pozitat jashtë loje: 1-2
Ndërhyrjet e Palejuara: 15-11

SHPËRNDAJE