largea_1-vrasjet-politike_vogel1457969394Faktet dhe dëshmitë për vrasjet politike u publikuan që në vitin 1999

“Zbardhja e vrasjes së Ahmet Krasniqit duhet të ishte prioritet, për arsye se kemi të involvuar edhe Shërbimin e Shqipërisë dhe Shërbimin e Kosovës. Gjithashtu vrasja e Ilir Konushevcit e cila, dihet që ka një emër vrasësi, dihet që shteti shqiptar i di ekzekutorët dhe ata që kanë mbijetuar mund ta zbardhin të vërtetën. Kemi me qindra vrasje të tjera të pasluftës siç është vrasja e Xhemajl Mustafës, e cila ka ndodhur krejt vonë pas luftës. Është koha e fundit që Gjykata Speciale ta thotë fjalën e vet, për të gjithë ata që në emër të luftës pasuroheshin dhe merrnin pushtet duke eliminuar të tjerët, duke kryer vrasje e atentate të ndryshme”, shprehet Gazmend Islami.

Në një shkrim të gazetës The New York Times” të datës 25 qershor 1999, të shkruar nga Chris Hedges, Hashim Thaçi së bashku me Xhavit Halitin dhe me Azem Sylën, akuzohen për vrasjen e kundërshtarëve të tyre politikë dhe ushtarakë siç ishin Kolonel Ilir Konushevci, dhe Kolonel Ahmet Krasniqi. Sipas gazetës “The Neë York Times” të kësaj date, komandantët e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë nënshkruar një marrëveshje të çarmatimit me NATO- n, kanë kryer vrasje, arrestime dhe spastrime në radhët e tyre, për të penguar rivalët e mundshëm.

Kosova tashmë ka finalizuar marrëveshjen për Themelimin e Gjykatës Speciale, me seli në Holandë. Në këtë mënyrë, artikulli i gazetarit Chris Hedges, në vitin 1999, ishte një lloj paralajmërimi për Themelimin e Gjykatës Speciale, duke marrë parasysh se aty, janë publikuar shumë të dhëna në lidhje me vrasjen e Ahmet Krasniqit, Ilir Konushefcit e shumë personaliteteve të tjera.

Gjykata Speciale të merret me vrasjet e pasluftës

Analisti Gazmend Islami, vlerëson se Gjykata Speciale, duhet të merret me vrasjet që kanë ndodhur gjatë dhe pas luftës, e që janë bërë për motive të ulëta politike. “Unë mendoj, se Gjykata Speciale, duhet të merret sidomos me vrasjet që kanë ndodhur gjatë luftës por edhe pas saj të cilat kishin motive të ulëta, pra motive politike ku disa ish “udhëheqës të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”, e them këtë në thonjëza, sepse ata nuk kishin të bënin me strukturat e UÇK-së, por ishin të katapultuara nga Shërbimi Informativ i Shqipërisë, të cilat kanë rënë nën ndikimin e tyre në Kosovë”, thotë Gazmend Islami për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Marten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

SHPËRNDAJE