Gjeneve, 20 nentor  -Ish-sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it, Ronald K.Noble, deklaron se shqiptarët nuk janë aq të rrezikshëm sa raportojnë disa media të huaja. Në një intervistë ekskluzive për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë” ne pragh te Asanblese se përjgithshme te Interpolit, kur pritet te jepet drita jesheli per anetaresimin e Kosovës kete organiazate nderkombetare policore,  Noble flet mbi rolin e Interpol-it dhe lidhjet me Kosovën e Shqipërinë.

 

Ish- Shefi i INTERPOL-it: Shqiptarët nuk janë aq të rrezikshëm sa shkruhet në media

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të bëhet. Po u them se do të ndodhë, por nuk mund t’ju them datën e saktë. INTERPOL.it nuk i intereson se Kosova eshte anëtare e BE-së apo OKB-së. Pra, këto kritere nuk janë të domosdoshme për organmizaten e policisë nderkombëatre, për të qenë një vend, në këtë rast Kosova, anëtare e Interpol-it. Por, siq e dini Kosova deri tash ishte eshte një problem politik, por me legjitmitetin nga Gjykata nderkombetare e Hages, tash rruga e saj drejt anetaresimit eshte shkurtuar..” ka dekalruar Ish- shefi i INTERPOL-it, amarikani Ronald K.Noble per agjencine e aljmeve “Presheva jonë”

Pyetjes nëse, Kosova dhejte vjet pas pavarësisë, mund të thuhet ende se ajo mbetet vrimë e zezë për ndërkombëtarët, shefi i Interpol-it z. Noble në vazhdim pohon se « në Kosovë është bërë një zhvillim i hovshëm si politik, ashtu edhe në luftën kundër krimit të organizuar, falë angazhimit të ndërkombëtarëve, Kombeve të Bashkuara, dhe tashmë së fundi nga EULEX-i, duke mos harruar këtu edhe angazhimin e institucioneve vendore. Në krahasim me vizitën time para me shumke se nje decenie, pikërisht në vitin 2003, kur isha në Prishtinë, mund të them se Kosova është në rrugë të mirë. Por, kjo nuk mjafton në Kosovë, dhe më tutje duhet vazhduar të punohet në luftën kundër krimit të organizuar. Ne kemi bashkëpunim të mirë me policinë europiane të EULEX-it. Po ashtu, do të shtoja se shqiptarët nuk janë aq të rrezikshëm sa shkruhet e flitet në disa media. Para tyre, INTERPOL sot ballafaqohet me kriminelë e banda mafioze shumë më të rrezikshëm, që veprojnë sot në Europë e më gjerë…»

Ndërsa rreth bashkëpunimit të INTERPOLI-t dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar z.Noble përgjigjet se “edhe me Shqipërinë, sikur me të gjitha vendet e tjera anëtare të organizatës sonë, kemi bashkëpunim të mirë, sidomos në shkëmbimin e informacioneve në luftën kundër të gjitha llojeve të kriminalitetit, nga kontrabanda dhe të gjitha llojet e tjera të trafiqeve, ku shpesh Shqipëria dhe viset e tjera në Ballkan shfrytëzohen nga grupe të ndryshme kriminale si territore veprimi apo në transit. Për ne Shqipëria është një vend partner i luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar…”

Per fund rreth bashkpunimit te Interpolit me gjykaten speciale ne Hage ish-zyrtari i larte i Interpolit ka pohuar se “padyshim interpol eshte në bashkëpunim te vazhdueshem me Tribunalin Penal Ndërkombëatra ashtu edhe me vendet anëtare të interpol-it.. Dhe mendoj se nese sto jo, nje dite dmosdo te gjithe ata qe bene krime kunder njerezimit, popullates qofshin ato krime gjate apo pas luftes ne Kosovë kunder kundershtarevte tyre politik, do te jene ne banket e zeze, per te berat e tyre te zeza..”

SHPËRNDAJE