Vanessa Hessler, e kritikuar dhe e dëbuar nga agjencia e modeleve për shkak se kishte qenë e dashura e një prej djemve të diktatorit libian Muammar Gaddafi, e ka kapur veten sërish.

http://www.botasot.info/img/Vanessa+Hessler.jpg23-vjecarja ka arritur një sukses të paparë me debutimin e saj në ekranin televiziv italian me filmat “Hirushja” dhe “Vajza amerikane”, dy “fiction” që kanë kapur një audiencë maksimale.

Por nuk mbaron me kaq. Pas pak ditësh ajo pritet të jetë e pranishme në Tunizi për të interpretuar Santa Barbaran me Lux Vide.

Më pas do të jetë Grace Kelly dhe në janar do të shfaqet në stacionet e Rait me prodhimin tjetër, “E bija e kapitenit”. “Unë isha një vajzë normale, si gjithë të tjerat”, tregon bukuroshja me sy bojëqielli, hundën elegante dhe buzët e trasha.

“Isha transferuar në Romë me mamanë time, pasi kisha jetuar për pak kohë në Amerikë. Studioja në liceun e gjuhëve dhe jetoja si gjithë adoleshentët e tjerë. Por isha pak e trishtuar. Me kthimin në Itali, aty ku kisha lindur, isha larguar nga të gjithë miqtë e mij amerikanë. Ndihesha shumë e vetmuar”, rrëfen ajo vështirësitë gjatë adoleshencës së saj.

SHPËRNDAJE