Ish-Ministrat e Nismës Socialdemokrate, Bajram Hasani e Shyqiri Bytyqi e kanë thumbuar kreun e kësaj partie, Fatmir Limajn, për rezultatin e keq në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, që u mbajtën dje.

Bajram Hasani, kandidat për deputetë nga radhët e koaliconit AAK-PSD ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Facebook, bashkë me kandidatin tjetër nga ky koalicon, Shyqiri Bytyqin.

Përmes kësaj fotografie, ata kanë ironizuar me kreun e kësaj partie, Fatmir Limajn, duke shkruar “Hiq nuk u vërejt mungesa jonë”.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve, koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë vetëm 38 mijë e 483 vota apo 4.89%, që i bie se nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

Sipas KQZ’së, partia e parë në këto zgjedhje është Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

https://www.facebook.com/bajram.hasani1982/posts/2742497265783141

SHPËRNDAJE