Kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kryemnistri i ri ne ardhje Albin Kurti, ka takuar ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philipp Kosnett. Në këtë takim, sipas njoftimit nga VV-ja, Kosnetti ka shprehur kënaqësinë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa ka treguar interesimin e veçantë në përparimin në luftën kundërkorrupsionit dhe përparimin në dialog me Serbinë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

“Në një takim miqësor, ambasadori Kosnett shprehu kënaqësinë e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve dhe uroi kryetarin Kurti për një fushatë që adresoi shqetësimet e votuesve. Ai tregoi interesim të veçantë në përparimin kundër korrupsionit, për ekonominë, dhe për përparimin në dialogun me Serbinë, drejt arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të sillte stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Në anën tjetër, Albin Kurti ka treguar planin e tij për dialogun me Serbinë duke shpjeguar se planifikon që të nisë fillimisht biseda me serbët e Kosovës ndërsa më pas mendon të takohet me Përfaqësuesin e e ri të BE-së për Politikë të Jashtme.

SHPËRNDAJE