Dobrosin (BU) 13 tetor  -Veterani, ish-luftëtari, Shefket Hasani ish-komandant i UÇMPB-së (komandant “Poeti”), i cili para 19 vjetësh, më 15 nëntor 1999 ishte shqiptari i pare nga Lugina e Preshevës që veshi uniformën ushtarake me kater shkronja (UCPMB) duke ia kthyer pushkën Serbisë. Emri i Shefket Hasani si pjesetar i UCK-së fillimisht e me vone i UÇMPB-së si komandant në ditët e para të luftimeve mes forcave të UÇPMB-së dhe dhe atyre serbe pushtoi mediat botërore duke filluar nga CNN, Le Monde, Washington Poste, Dely Telegraf, Tribune de Geneve, Le Temps, El Pais.. dhe natyrisht në gjitha mediat tona shqiptare etj…

 

Komandant Hasani: Lugina e Presheves ne vitin 2000 kishte ushtare më shume se sa Dranica

“Kesaj radhe dua me ja kujtue Thacit se Lugina e Preshevës para tri decenie permes Refendumit (1992) kishte dhene verdiktin per bashkimin me Kosoven. Por megjithate mire qe i ka rene ndermend Hashimit se ka shqiptare edhe Medvegje, Buianoc dhe Preshevë, ma mire vone se kurre..” ka thëne fillimisht ish-komandanti i UCPMB-së Shefket Hasani ne nje interviste per agjencin e lajmeve “Presheva Jonë” me te cilin biseden e ka zhvilluar ne vendlindjen e tij ne Dobrosin, jo larg ish-bazes se UCPMB-së. Shefket Hasani Dobrosinin e quan jo vetem vendlindje, por edhe vendrrezistence dhe vend i pushkes se pare qe ju kthye Serbisë!

Mesazhi nga Dobrosini nga ish-komandanti i UCPMB-së Shefket Hasanit drejtuar presidentit kosovar eshte: “Po, i kam nja dy fjale rreth idese se tij dhe Vucicit per korigjimin e kufijve. Hashim Thaci duhet ta dije nje gje se UCMPB luftoi ta bashkoj Luginen e Presheves me Kosoven, kurse UCK nuk luftoi t’ja jap veriun Serbisë. Prandaj, Thaci te mbahet mire, ta veje gishtin ne koke se cka po zien e po perzien me Vucicin ne Bruksel, sepse Kosova e as Kosova Lindore ska toka t’i fal, t’i jep Serbisë e cila ka tkurrur tokat tona nga Nishie te pshte, me vone deri ne Leskoc e Vranje e sot na u ka ofruar Serbia te pragu i shtepise, ne Medvegje dhe Veri te Kosovës, gati ne Brojë..”

“Hashim, ke rrejt sa ke rrejt, kesaj radhe mos te lutem me Luginen e Presheves. Ndryshe lyp azil serish ne Zvicër!. Lugina nga ti kerkon qe te jesh “gardian” me vepra e jo me deklarata!” ka thene ish-komandanti i UCPMB-së Shefket Hasani.

Komandti i UCPMB-se per fund ka pyetur presidentin  e Kosoves “Hashim si mund te bashkosh Luginen e Presheves me Kosoven, kur ne takime pret vazhdimisht ne Prishtinë ata njerez qe para tri vitesh i quajte spiun e argat te Serbisë, pasi u rrezua lapidari i UCPMB-së?!..”

 

CNN dhe mediat tjera boterore: UÇPMB kishte 1.600 ushtarë!

Do perkujtuar se se parta 19 vite më parë, pikërisht në 26 janar të dimrit 2000, në Dobrosinin heroik, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës shkrepën pushkën e parë dhe dolën në skenë publikisht. Ish-komandati i UÇPMB-së (“Poeti”) ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, se 26 janari është vërtet kur UÇPMB ka dalë publikisht dhe zyrtarisht si ushtri e Kosovës Lindore, por nëse flasim për pushkën e parë kundër serbit ajo ka ndodhur më 15 nëntor të vitit 1999-të. Për këtë kanë shkruar edhe agjencitë, mediat botërore”. (“Shefket Hasani, a grizzled UCK veteran in Dobrosin who claims to be a co-founder of the UCPMB, says the Serbs must not be allowed to expel the Albanians from the three southern districts.“)

Rreth 1.600 gueriles së armatosur të Ushtrisë së quajtur Çlirimtare e Preshevës , Medvegjës dhe Bujanovcit ( UCPMB ) janë duke operuar brenda një pesë kilometër të gjerë Zonën Tokësore të Sigurisë ( ZTS) që ndan Kosovën , e cila është patrulluar nga forcat e drejtuara nga NATO , dhe Luginën e Preshevës të Serbisë. UÇPMB kishte 1.600 ushtarë. Rreth 80 për qind të trojeve te Kosoves Lindore ishin ne duar te UCPMB-së, ka raportuar para 19 vitesh televizioni prestigjioz amerikan CNN, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. (Derstandard.at: “UCPMB-Kommandeur Shefket Hasani zählt zwar nur 200 eigene Uniformierte, will im Ernstfall nach eigenen Angaben aber “18.000 bis 20.000 Kämpfer” mobilisieren können.“)

SHPËRNDAJE