Prishtinë, 8 maj  -Kur janë mbetur edhe pak kohë për të kapur mundësinë e fundit që të ratifikohet marrëveshja për Demarkacionin, Isa Mustafa, vazhdon të ketë problem me një numër të konsiderueshëm të deputetëve të partisë së tij.

Siç mëson metro, Isa Mustafes i “desertojnë” 9 deputetë…Njëri nga këta agejncise se lajmeve “Presheva jonë” se  ma mire me i tradhtu, politikajt se sa popullin, kryemistrat shkojne e vijnë..”

Sabri Hamiti dhe Anton Çuni mësohet se do të abstenonin për demarkacionin, ndërkaq janë edhe 7 deputetë që publikisht kanë refuzuar ta votojnë këtë marrëveshje.

Bëhet fjalë për Adem Salihajn, Shpejtim Bulliqin, Armend Zemajn, Besa Gaxherrin, Vjosa Osmanin, Fatmir Rexhepin dhe Arben Gashin.

Ndërkaq, Metro nga burime të saj mëson se numri i deputetëve që kundërshtojnë Mustafën e kalon 10’shin, mirëpo ende nuk dihet qartë se cilët janë ata, pasi LDK’ja ka zgjedhur të hesht këtyre ditëve.

Ndryshe, Mustafa bëri të ditur që këtë javë do ta procedojë demarkacionin për votim, por ai do të ballafaqohet të mërkurën me një mocion ndaj qeverisë së tij, të cilit po synon t’i shpëtojë duke shtyrë demarkacionin.

Ka qenë Ambasada e Amerikës sot që ka nxitur Qeverinë që ta procedojë demarkacionin, gjithashtu u bëri thirrje deputetëve që ta votojnë këtë marrëveshje pa vonesa.

Këto janë votat kundër apo abstenim brenda LDK’së për Demarkacionin:

Sabri Hamiti
Adem Salihaj
Shpejtim Bulliqi
Armend Zemaj
Besa Gaxherri
Vjosa Osmani
Fatmir Rexhepi
Arben Gashi
Anton Quni

SHPËRNDAJE