Preshevë, 2 maj -Në një postimi në Facebook Mustafa në prag te zgjedhjeve në Kosovë vijim ia qenka lavderuar, duke rrahur gjoks  se “Ndër të arriturat historike gjatë këtij mandati është edhe bërja e Kosovës me Kod Shtetëror Ndërkombëtar Telefonik..” Që në fakt ky kod i telefonise i njohur tashme si kod i  “Alo-Editagjurovic”. Pra, merre me mend Isa Mustafa i kavdërohet kodit  shtetëror të telefonisë nga Serbia në Kosovë?! Thote se eshte meritë e qeverisë sime?!

 

Kosova vërtetë pranoi me 15 dhjetor kodin telefonik +383, por jo nga Unoni Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, ashtu siç ishte paralajmëruar.

Për të mbrojtur fjalët apo premtimet vetë Edita Tahiri vazhdon të thotë se prefiksi 383 është i Kosovës dhe ju paska dhënë nga ITU, derisa këta të fundit përmes “Presheva jonë” kanë demantuar Prishtinën duke pohuar se “Ne nga ITU, nuk i kemi dhënë Kosovës kodin 383. Pyetni Tahirin dhe Gjuriçin se ku e kanë gjetë…”

Dhe, që nga 15 dhjetori deri sot kanë vazhduar reagime, deklarata, replika të njëpasnjëshme rreth këtij kodi. Por duket se këtij debati, dilemave i jep fund gazeta prestigjioze “Le Monde” e cila shpjegon shumë qartë se kodi për të cilën flet Edita Tahiri se është i Kosovës apo i Serbisë.

Le Monde: Operatori serb do të lejojë përdoruesit e saj për Kosovën për t’u bashkuar me Serbinë pa përdorur fare kodin serbë!

Ne shkrimin e sotëm gazeta e njohur evropiane “Le Monde” në një shkrim të vetin enkas për kodin e +383 me fluskën e Edita Tahirit, duke demantuar këtë.

Disa operatorë mobilë serbë ishin aktivë në pjesën veriore të vendit, ku shumica e anëtarëve të minoritetit serb janë të përqendruar  ose rreth 5% të popullsisë, shkruan “Le Monde”. Sipas kësaj gazete, pas gjashtë viteve të negociatave, autoritetet në Beograd dhe Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës me ne fund kanë arritur një marrëveshje, qe Serbia shtrinë rrjetin e vetë, përmes  kodit telefonik + 383 edhe në Kosovë.

Konkretisht, qytetarët e Kosovës për të telefonuar nga jashtë duhet formuar numrin + 383. Por kjo nuk do të jetë e nevojshme për qytetarët e Serbisë që duan të thirrin në Kosovë apo ata të Kosovës që duan të thërrasin në Serbi (?!), ka shkruar gazeta prestigjioze “Le Monde” duke shtuar se “operatori serb do të lejojë përdoruesit e saj për Kosovën për t’u bashkuar me Serbinë pa përdorur fare kodin serbë (“Concrètement, le Kosovo sera joignable depuis l’étranger en composant le + 383.  Mais il ne sera pas nécessaire de composer ce code à partir de la Serbie. L’opérateur serbe pourra également permettre à ses utilisateurs au Kosovo de joindre la Serbie sans utiliser l’indicatif serbe).

Për fund një nga zyrtarët e kësaj organizate ndërkombëtar në Gjenevë duke folur për kodin e telefonisë kane pohuar se nuk është hera e parë se disa nga Prishtina manipulojnë me emrin e UIT-së.

“Fundja nëse ne ja kemi dhënë kodin e Kosovës, atëherë pse ne ta fshehim një gjë të tillë?!. Ne, me kënaqësi do të njoftonim zyrtarisht opinionin për një lajm të tillë. UIT për momentin nuk është i involvuar me kodin e telefonisë në Bruksel dhe Prishtina e dinë fort mirë se ITU jep kode ndërkombëtare vetëm atyre vendeve që janë anëtare të organizatës sonë..”

Image
SHPËRNDAJE