Preshevë, 11 shkurt   -“Unë po e filloj  fjlalen  time pak ne menyre te pazakonte..” ta kryeministri kosovare Isa Mustafa ne fjalimin e tij “Ambienti i Biznesit -2017” në RTK.  Ai fillimisht kundershtoi nderkombëatret dhe raportet e organizaatve nerkombëtare te cilat sa hare flasin apo bejne sondazhe japin deklarata, por edhe  e rradhisin Kosoven ne vendet me te varfura, nga vendet me te korruptuara, me te kriminalizuara, me nje papunesi me të madhe, me nje arsim me te pazhvilluar (kujtojme raportin e PISA-s) etj, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Ne këte fjalim ai duke folur problemet  e papënisë, problemet sociale ka permendtur fjalen “socialiste” fjalë kjo e njohur nga epoka e socializmit jugosllav  dhe  komunistet e Milosevicit te cilit ekip ishte edhe Isa Mustafa gjate kohes së okupimit te Kosovës nga Serbia. Madxhe edhe ai foli si Hashim Thaci me nje shifer se sivjet ne Kosovë do te punsohen 24.000. Dothkesuar se vetem sivjet nga kosvba kane ikur 24.000 shiptar pèër shka papunesise madhe ?! Madjhe po ashtu sipas tij paunesiam ne Kosovë qenka vetem 20 % e deh spe emdiat boterore dhe orghnaizatza nderkombëatre ne Gjenevë (ILO) flasin se Kosova prine ne Evrope dhe vendet e ballkanit nga papunesia me  42%.

“Deshte te tregoj se ne e kemi peqafura ekonomine  tregut bazuar ne iniciativen private, por akoma kemi probleme me pakënaqesine socialiste, sidomos ne sektorin e puneismit..” tha nder tejra sot Mustafa ne RTK ?! S ishte ky lapsus app shfrehi nga koha e Serbisë se Miloshvcit vetem kyenistirt kosvar mund ta dije. Por ne njefareemnyre mund te zbiulohet  edhe nga ky shkrim dhe VIDEO pak me poshte te siguruar nga agjencia e lajmeve “Presheva jone”

 

Kontributi i Isa Mustafës gjatë ndryshimeve kushtetuese për “Serbinë unike”!

Procesin për ndryshimet kushtetuese e kanë përcjellur një sërë mbledhjesh e vendimesh të niveleve të ndryshme të regjimit. Fillimisht po sjellë një koronologji të këtyre ngjarjeve, ku në këtë kuadër do të përvijohet edhe aktiviteti i Isa Mustafës.
Gjatë viteve 1984 – 1990 kur Isa Mustafa kishte pushtet ekzekutiv në çdo sferë të jetës në Prishtinë, Kosova përballej me shumë sfida dhe ndër sfidat më të rënda padyshim ishin: ndryshimi i Kushtetutës në interes të Serbisë dhe heqja e Autonomisë së Kosovës.
Intensifikimi për “Serbinë e bashkur” përmes ndryshimeve kushtetuese, nisi me ngritjen e Sllobodan Millosheviçit, nga pozita e kryetarit të Komitetit të LK’së për Beogradin në postin drejtues të KQ të LK të Serbisë, në maj të vitit 1986. Platforma ideologjike e Millosheviçit bazohej në Memorandumin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, i hartuar në shtator të vitit 1986. Sipas hartuesve të memorandumit “e keqja më e madhe për kombin serb u sendërtua në tekstin e Kushtetutës së vitit 1974, e cila jo vetëm e ndau Serbinë në 3 pjesë, por krijoi edhe mjedisin e përshtatshëm për fillimin e gjenocidit ndaj serbëve të Kosovës.” ( V.Meier: Fundi i Jugosllavisë – goditja në Kosovë, Lubjanë – Liria 2007, fq.82)

Funksionet politike të Isa Mustafës gjatë komunizmit

Pas demonstratave të 11 e 26 marsit dhe të 1 e 2 prillit 1981, regjimi komunist gjatë verës së atij viti ndërmori një sërë masash ideo – politike të cilat kulmuan me „Platformën politike të KQ të LKJ’së për Kosovën“, të miratuar më 17 nëntor 1981 në Mbledhjen e XXII’të të KQ të LKJ’së në Beograd. Në zbatim të kësaj PLATFORME, strukturat pushtetore’partiake dhe ato gjyqësore në Kosovë, në bashkëpunim edhe me UDB’ën nisën një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë intensifikuan diferencimin ideo – politik brenda radhëve të pushtetit, nëpër organizata punuese dhe në të gjitha institucionet tjera publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore – akademike të Kosovës, siç ishin: Instituti Albanologjik, ai i Historisë dhe mbi të gjitha Universiteti i Prishtinës, i cili u cilësua si “Bastion i nacionalizmit dhe separatizmit shqiptarë”. Për t’i realizuar masat, që dolën nga “Platforma…” e KQ të LKJ’së, regjimi gjatë viteve 1981 – 1990 në vendet udhëheqëse i emëroi ato kuadra politike, që ishin dëshmuar në çdo situatë të zellshëm dhe besnik në luftimin dhe çrrënjosjen e “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptarë”! Dhe, njëri nga ata besnikët e këtij regjimi ishte padyshim komunisti i devotshëm Isa Mustafa, (tani kryemnister i qverise se Kosovës i ardhur nga bekimi i Hashim Tacit.)

SHPËRNDAJE