Sipas analizave më të fundit të publikuara prej NetMarketShare, Apple iPad është përgjegjës për 1% të trafikut të internetit anembanë botës.

Duke shikuar raportet e mëhershme, pjesëmarrja e iPad në trafikun e webit ishte duke përjetuar një rritje të qëndrueshme prej rreth 10%. Dhe duke shikuar pjesëmarrjen e përgjithshme të pajisjeve mobile dhe tabletëve, krahasuar me desktopit, ne mund të vërejmë se ka arritur në 5% për herë të parë gjatë muajit qershor.

Është ende herët të shkohet në konkludime të çmendura e të thuhet se desktopi do të vdes, pro trendi megjithatë është i pranishëm dhe është i qartë – tabletët dhe celularët e mençur po bëhen një pjesë e rëndësishme e jetës sonë online.

Shifrat që janë paraqitur sot, vetëm se forcojnë raportin e publikuar nga StatCounter që thoshte se iPad iOS është përgjegjës për 1.17% të tregut të uebit në SHBA, dhe atë edhe para Linux që ka vetëm 0.71% të pjesëmarrjes në trafik të uebit. /pcworldalbanian

SHPËRNDAJE