Shpenzimet botërore në kuadër të produkteve elektronike për lojëra pritet që të arrijnë në një total prej 74 miliard dollarë gjatë këtij viti, dhe në këtë aspekt sipas Gartner thuhet të ketë ndikuar përhapja e shpejtë e lojërave mobile dhe online.

Shpenzimi total për lojëra gjatë këtij viti do të rritet për 10.4 për qind krahasuar me vitin e kalua, kur shpenzimi në produkte të argëtimit 67 miliard dollarë. Gartner ka thënë se pikën më të madhe shtytëse në këtë aspekt e kanë konzolat me një total prej 44.7 miliard dollarë në softuer, dhe 17.8 miliard dollarë në harduer.

Në anën tjetër sipas Garnter në të ardhmen do të ndryshojnë hesapet sepse shpenzimet dhe mënyrat e reja të argëtimit përmes rrjeteve sociale po fillojnë veçse të krijojnë modele të reja të gjenerimit të të hyrave. Shumica lojërave të tanishme kanë një bazë të abonimeve, por ato mund të ofrohen pa pagesë, dhe zhvilluesit më pas mund të fitojnë përmes reklamave në lojë dhe shitjeve të krijuara përmes shërbimeve të ofruara, apo përmes të mirave virtuale.

Pajisjet mobile si tabletët dhe celularët e mençur gjithashtu po bëhen të popullarizuara, dhe numri i aplikacioneve argëtuese që po shkarkohen prej përdoruesve po rritet çdo ditë e më shumë. /pcworldalbanian

SHPËRNDAJE