Po unë njohë shumë aktorë nga Kosova Lindore dhe them se ata janë edhe profesionalishtë por edhe si indivitë shumë të afërt…tha ndër të tjera për “Preshva Jonë” aktori shqipëtarë Sunaj Raça.


14 korrik,AIK-Presheva Jonë
Kushtrim MALIQI


Presheva Jonë:
Së pari,z.Raça ju përshëndesim duke ju falemderuar që pranuat ftesën e Agjencisë Informative Kombëtare “Presheva Jonë“ që së bashku me ta të ndani të kaloni disa minuta.  

      Sunaj Raça: Unë gjithashtu ju falemderoj Agjencin tuaj dhe gjithë qytetarët e Kosovës Lindore.


Presheva Jonë:
Me kë jeton Sunaj Raça,kush e bërbën familjen e tij të ngushtë?
Sunaj Raça: Familjen time të ngushtë e përbëjnë gruaja ime Nora,djali Doni dhe vajza ime e cila është studente në regji të filmit.

Presheva Jonë: Nëpër filma,ju njohim si një personalitet me një karakter tepër të fortë,a është i tillë Sunaj Raça edhe në përditshmëri?
Sunaj Raça: Po është pak a shumë ajo. Secili aktorë kur merrë përsipër ndonjë rrol atëherë duhet së pari ta shohë se sa i përshatet karakterit të tij,dhe mund të them se ajo të cilën e shfaqi nëpër filma sa i përketë karakterit,është edhe në jetën e përditshme.


Presheva Jonë: Kohëve të fundit nuk ju kemi parë të jeni aktiv në ndonjë film (projekt),me qka aktualisht merreni?
Sunaj Raça: Po kohëve të fundit jam duke u marrë me një projekt shumë interesant të cilin pres ta mirëpresë publiku,është një serial të cilin që quhet “Shtëpia Ime“,deri tani gjithqka po ecën mirë,shpresoj që publiku ta vlerësoj.

 

 Presheva Jonë: Me që jeni i ftuar në një medium nga Kosova Lindore,z.Raça njiheni me ndonjë aktor nga kjo pjesë etnikishtë e banuar me Shqipëtarë?
Sunaj Raça: Po unë njohë shumë aktorë nga Kosova Lindore dhe them se ata janë edhe profesionalishtë por edhe si indivitë shumë të afërt,ndërkohë mikë të mirë e kam Kastriot Saqipin regjisore nga ato treva.

Presheva Jonë: z.Raça është bërë 1 vit nga vdekja e aktorit të madhë shqipëtarë Bekim Fehmiut,cili është vlerësimi juaj për ikonin e artit(aktrimit) shqipëtarë?
 Sunaj Raça: Bekim Fehmiun e kam admiruar si një aktorë të madhë që nga fëmijëria ime,personalitetit dhe arritjet e tija janë diqka të papërsëritshme,ajo qka ai ka bërë për artin filmik nuk do të harrohen kurr,ai do të mbetet një aktor i madhë për shqipëtarët.

Presheva Jonë: Redaksia e AIK Presheva Jonë ju falemderon që gjetët kohë,duke ju dëshiruar sukses në punë dhe shumë shëndet juve dhe familjes tuaj.
Sunaj Raça: Ju falemderoj edhe unë juve,ju dëshiroje gjithashtu suksese dhe jetë të gjatë.

SHPËRNDAJE