Lion, 13 prill  -Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsa Stefanoviq, ka thënë dje se fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët, të dërguara në INTERPOL janë kthyer në sistemin e Policisë Ndërkombëtare.

Sipas ministrit serb, bëhet fjalë për 20 fletarreste të lëshuara nga gjykatat serbe për shqiptarë të Kosovës.

Agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” sot ka kontaktuar Interpol-in nga cilet ka kerkuar shpjegim rreth ketyre listav te reja serbe. Por zyrtaret e  Interpol-it per agejncine e lajmeve “Presheva jonë” nuk kane dashur te komentojnë, afera keto te cilesuar si raste individuale (“..please note that INTERPOL does not comment on individual cases.“)

Ndryshe, ministri i PB Stefanovic duke folur rreth vizitës së delegacionit serb në selinë e INTERPOL-it në Lion të Francës, ka thënë se ka pasur biseda serioze dhe kanë insistuar që fletarrestet e gjykatave ndaj shqiptarëve të kthehen në sistem.

“Fletarrestet kanë kthyer dhe janë të dukshme, përveç Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, të cilat janë në sistem, por për një kohë nuk do të jenë të dukshme”, ka thënë ministri serb.

 

Sipas autoriteve te Boegradit shteti serb do të insistojë që INTERPOL-i t’i respektojë gjykatat serbe apo që të zbatohen rregullat e së drejtës ndërkombëtare.

 

SHPËRNDAJE