inteeeellAntalia, 24 shtator- B.R nga (Norca) Presheva, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhërarrest i kuq tetë vite më parë nga Organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë (Interpol) për shkak të vrasjes së dy personave, u arrestua në qytetin turk të Antalias, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

B.R (39) në vitin 2007 në territorin e Serbisë kishte kryer vrasje të dyfishtë, me çrast Interpoli kishte lëshuar urdhërarrest të kuq ndaj tij.

I arratisuri nëpërmjet rrugëve ilegale kishte arritur në Turqi, ndërsa policia turke zbuloi se ai ndodhet në Antalia. Gjithashtu u gjet se shtëpia e tij ndodhet në lagjen Cikcilli, në Alanya, pranë Antalias. (“Sırbistan’da işlediği 2 ayrı cinayet nedeniyle 8 yıldır Interpol tarafından kırmızı bültenle aranan Sırp uyruklu 39 yaşındaki B.R, Antalya’nın Alanya ilçesinde yakalandı.”),ka shkruar mediat turke, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

Policia e bastisi shtëpinë dhe arrestoi B.R. Gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një patentë shoferi të lëshuar në një emër tjetër. Besohet se B.R kishte falsifikuar dokumentet në Kosovë, dhe në bazë të tyre ka hyrë në Turqi.

B.R, i cili është në Alania jetonte me gruan e tij, kurse pas hetimeve penale u transferua në zyrën e prokurorit lokal.

SHPËRNDAJE