Inter ka siguruar një përforcim të ri.
Juventus ka dështuar në përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Atalantas, Roberto Gagliardini.
22-vjeçari ka vendosur t’i bashkohet rivalit nga Serie A, Inter, raporton e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.
Kampioni i Italisë kishte shpresuar në blerjen e Gagliardinit.
Por, “Nerazzurrët” kanë dalë fitues duke arritur marrëveshje me futbollistin dhe klubin.
Ylli i ekipit U-21 të Italisë pritet t’i bashkohet Interit në marrëveshje me vlerë prej 25 milionë euro.