Muharrem Salihu është një rast unik i një afaristi të suksesshëm shqiptar në Itali, i cili rikthehet në origjinë. Ai pas shumë viteve nëpër Evropë dhe i stacionuar me biznesin e tij në Venecia u rikthye edhe në vendlindjen e tij Medvegjë.

Por rikthimi i tij nuk është i zakonshëm i një mërgimtari që vjen për pushime verore. Medvegjasi i Tupallës thotë për INA se ka bërë hapin gjigand duke investuar pikërisht në Medvegjën e boshatisur nga shqiptarët. Ai po e drejton kompaninë “Medinvest shpk” në Medvegjë, në sektorin e tekstilit, ku ka bërë investime të mëdha, duke blerë një hapësirë prej 3 mijë metrave në zonën industriale. Por fokusi i tij është edhe tek kompania e tij tjetër “Mela Holding Group” në Itali, ku është kryetar i bordit drejtues. Njëkohësisht dhe drejtues i suksesshëm i disa bizneseve në fushën e turizimit dhe sektorit imobiliar.

Në punën e tij, krahas parimeve të të drejtës, të korrektesës, të tolerancës apo të respektit mes bashkëpunëtorëve dhe kolegëve, udhëhiqet edhe nga atdhedashuria dhe fisnikëria për të ndihmuar bashkëqytetarët e tij të Medvegjës. Shembulli më i mirë për këtë, është investimi më i fundit disa miliona Euro që z. Salihu realizoi me themelimin e ndërmarrjes së prodhimit të çorapeve në Medvegjë. Sfida e rradhës e zotit Salihu është përmirësimi i kushteve të jetesës së bashkëqyterarëve të tij. Për të realizuar këtë objektiv jetik për ne shqiptarët në Serbi, ai po bashkëpunon prej vitesh me kolegë të tij investitorë nga vende të ndryshme evropiane, për hapjen e vendeve të punës në Medvegjë, po punon fort për forcuar shpresën dhe për të rritur besimit te shqiptarët e Serbisë, se jetët e tyre mund të përmirësohen dhe të drejtat e tyre do të respektohen, nëse ka vullnet e përpjekje.

Salihu prej disa vitesh është kthyer në zërin më të fuqishëm të shqiptarëve në Serbi, duke përcjellë denjësisht në forumet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare problemet e shumta dhe diskriminimin e vazhdueshëm që na bëhet ne shqiptarëve në Serbi. Është e njohur veprimtaria e gjerë dhe e pazakontë që ai po kryen në dy vitet e fundit për senzibilizimin e opinionit shqiptar dhe evropian për realizimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish me kalim nga Medvegja.

Ai përmes kompanisë që drejton, jo vetëm ka financuar projektin e autostradës që kalon nga Medvegja, por ka siguruar edhe financimin e nevojshëm për ndërtimin e saj, përmes koncensionit të këtij segmenti autostrade. Vite më parë, z. Salihu ndërtoi në vendlindjen e tij në Tupallë, një bllok të ri me ndërtesa familjare me një dizajn që ende sot nuk është parë në anët tona, duke krijuar kështu një model të ri për mërgimtarët dhe banorët e Medvegjës.

“Në plan të shpejtë është realizimi dhe hapja e një klubi për të rinjtë, për t’u dhënë atyre mundësinë të organizohen, të bashkëpunojnë për të realizuar idetë e tyre inovative, të mësojnë gjuhë të huaja dhe njëkohësisht të gjallërojnë jetët e tyre për t’u dhënë më shumë kuptim e shpresë”, nënvizon për
INA, biznesmeni medvegjas.

Së shpejti zgjedhja e tij në krye të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve

Më 4 nëntor 2018, shqiptarët kanë zgjedhje për Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve. Ky Këshill ka 15 anëtarë dhe Kryetari zgjidhet njëri prej tyre. Sipas marrëveshjeve të mëparshme mes drejtuesve shqiptarë të 3 komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, rotacionin për këto zgjedhje e ka Medvegja dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar i takon të jetë nga Medvegja.

Shumë prej medvegjasve dhe shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Bujanoc, Beograd, Novi Sad, që njohin punën, aktivitetin, angazhimin dhe kontributin e vyer dhe të pandalur të z. Salihu për çështjen e shqiptarëve në Serbi, shprehin besimin dhe bindjen e plotë se përfaqësuesi më i denjë i tyre për detyrën e lartë të kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve është zoti Muharrem Salihu.

Kandidatura e z. Salihu qëndron e pavarur dhe përmbi politikën, ajo është gjithëpërfshirëse dhe gëzon mbështetje të gjerë, si mes shqiptarëve në Serbi, edhe në kryeqytetet shqiptare Tiranë e Prishtinë. Si përfaqësuesi i shoqërisë civile, një risi tjetër kjo për këto zgjedhje, si biznesmen i suksesshëm, si patriot dhe intelektual vullnetmirë, që punon pa u ndalur për vendlindjen dhe bashkëqytetarët e tij, zoti Salihu shihet si lideri për të cilin ne të gjithë kemi nevojë.

Jetojmë në një kohë me rëndësi historike për shqiptarët dhe vetëm një personalitet i konsoliduar dhe atdhetar e largpamës si zoti Salihu, mund të ofrojë garanci për t’i prirë punëve të vështira të Këshillit Kombëtar Shqiptar, për të udhëhequr bashkësinë shqiptare në Serbi dhe për të rikthyer shpresën dhe buzeqeshjen e munguar te ne shqiptarët.

Shkëmbimi apo korrigjimi i kufijve?!

Duke folur për temën e nxehtë të shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve që së fundi po mban nën drithërimat banorët e Luginës, Salihu thotë se këtë në thelb e interpreton si pranim të pavarsisë së Republikës së Kosoves nga ana e Republikës së Serbisë.

“Si mund te kerkohet pelqimi i dikujt per korigjim, ndryshim apo shkëmbim pa lene te nenkuptohet, se une njoh e pronesine tuaj dhe ju po me njihni pronesinë mbi ate çfare po shkembejmë!!! Në te kundert çfare kemi për të biseduar? Deri ketu nuk ka asgjë te keqe, por perveç kësaj, përse ne shqiptarët të shdërohemi ne zedhenesin e pales me te cilen do të na duhet te negociojme?! Pra edhe ketu po e dobesojme poziten tone si pasoje e inferioriteti ndaj pales Serbe.”, thotë Salihu.

Ai e sheh shumë të rrezikeshme idenë e korigjimit të kufiijve, që po synon te jetësohet pa ditur epilogun final te kesaj marrëveshje “historike”.

“Kosova lehtë mund të humbë Veriun e saj apo pjesët më vitale të Veriut të Kosovës, nëse në anën tjetër do të arrijë të marri disa nga fshatrat buzë kufirit lindore mes Serbisë dhe Kosovës. Në këtë rast thelbësisht mund të humbim shumë në të dy anët. Unë jam pro negociatave, sepse ato kryesisht do t’i ndihmonin etnitë pakice ne te dy shtetet, por vetem pasi Kosova dhe Serbia te njohin sovranitetin e njera-tjetres paraprakisht”, thotë për INA, Muharrem Salihu, duke thënë në fund se asnjëherë nuk do të ndahet kontributi i tij për Luginën e Preshevës dhe vendlindjen e tij, duke rikthyer shpresën dhe ardhmëri të sigurt.

SHPËRNDAJE