GettyImages-512430114Cyrin  -Ne Cyrih te Zvicres (Swissôtel) ne pranine qindra delegacioneve dhe personaliteve kryesish sportive eshte mbajtur Kongresi i 11-të i jashtëzakonshme UEFA-s i cili u ndoq nga mese 1000 pjesëmarrës, perfshirë ketu edhe 200 gazetare botërore, Në mesin e tyre  edhe gazetari agjencise  se lajmeve “Presheva Jonë” si i vetmi medium shqiptar i ftuar në këtë kongres nderkombëtar.

 

 

Infantino: Shqiptarët kanë dëshmuar se janë futbollistë të shkëlqyer, jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në Evropë. Po a mjafton kjo e tëra për të qenë Kosova anëtare e UEFA-s apo e FIFA-s?

Gianni-InfNë Cyrih te Zvicrës (Swissôtel) në praninë e qindra pjesëmarrësve është mbajtur Kongresi i 11-të i jashtëzakonshme UEFA-s i cili u ndoq nga mese 1000 pjesëmarrës, përfshire këtu edhe 200 gazetarë botërorë.

Gianni Infantino është presidenti i 9-të i FIFA-s që nga themelimi i saj në vitin e largët 1904. Ka lindur në vitin 1970 në qytetin Brig, në jug të Zvicrës, nga prindër italianë me origjinë nga Kalabria dhe Lompardia, është diplomuar në jurisprudencë dhe flet rrjedhshëm anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht dhe spanjisht. Nga viti 2000 punon për UEFA-n, në sektorin e të drejtave ligjore dhe licencave të për klubet. Nga 2009-ta është emëruar sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.

Kurse nga 26 shkurti i këtij viti është zgjedhur në krye të FIFA-as në punimet e kongresit të jashtëzakonshm të UEFA-s në Cyrih, Në mesin e delegacioneve të vendeve anëtare të UEFA-s janë prezent edhe një delegacion shqiptarë nga Tirana të prirë nga Armando Duka, kryetar i KFSH-së.

Gianni Infantino, presidenti porsazgjedhur i FIFA-s (pasardhës i Blatter-it) ka dhënë një intervistë ekskluzive për “Presheva Jonë” ku nder tjera ai flet për detyrën e re në krye te FIFA-s, pastaj për futbollin shqiptarë për (mos) anëtarësimin e vonuar Kosovës në UEFA-s dhe FIFA-s, për atë se kur Kosova mundë të bëhet anëtare e UEFA-s, se si duhet lobuar Kosova për tu bërë anëtare e organizatave ndërkombëtare të futbollit.

 

Kosova së pari te loboj për Kosovën në OKB-së e pastaj…

Në Prishtinë e Tiranë madje edhe në Boegrad jepen supozime bile dhe data se kur Kosova do të jetë anëtare e UEFA-s apo FIFA-s, se çfarë mendon lidhur me këtë dhe se a ka një datë apo vit se kur Kosova do të jetë anëtare e këtyre familjeve të mëdha të futbollit evropian apo botëror, sekretarit të UEFA-s z. Gianni Infantoni  ne nje interviste per agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar  duke qeshur se “Kur unë nuk di se kur pranohet Kosova ne UEFA e FIFA te tjerët nuk mund ata dinë e hiq e më hiq. Prandaj unë me këtë nuk kam të drejtë të spekuloj e as t’i beje qejf askujt. Unë nëse nuk e di datën e pranimit të Kosovës si anëtare e plotë në FIFA dhe UEFA, një gjë mund të dijë se Kosova një ditë do te jete anëtare e këtyre organizatave te futbollit, por nuk e besoj para anëtarësimit të saj në OKB..”

 

UEFA ka publikuar zyrtarisht planin për krijimin e Ligës së Kombeve, turne që do të zhvillohet në mes të shtatorit dhe nëntorit të vitit 2018. “Garat do të zhvillohen në 52 shtete pjesëmarrëse nga Evropa, të cilat në bazë të koficienteve do të ndahen në katër divizione, e më pas në disa grupe. E them me keqardhje se përfaqësuesja e Kosovës nuk mund të jetë aty, nëse ajo nuk është anëtare e UEFA-s apo e FIFA-s…” ka thënë ne vazhdim Infantino.

Sipas sekretarit të UEFA-s, Infantino, “Kosova nuk duhet të humbë kohë. Nëse ajo dëshiron ta shoh veten si anëtare të UEFA-s, së pari duhet të loboj për anëtarësim në OKB, pastaj e ka më të lehtë të anëtarësohet në UEFA”. Për ‘Presheva jonë’ , ai pohoi se shqiptarët kanë dëshmuar se janë futbollistë të shkëlqyer, jo vetëm në vendin e tyre, por edhe në Evropë.

Sipas Infantino “Futbollistët shqiptarë, të cilët sot po mbajnë gjallë dhe avancojnë ekipet evropiane, përfshirë këtu edhe Zvicrën, në fakt janë në UEFA. Po a mjafton kjo e tëra për të qenë Kosova anëtare e UEFA-s apo e FIFA-s? Sigurisht që jo, sepse në organizatën tonë janë disa rregullore, të cilat nuk mund t’i përjashtoj UEFA veçanërisht për Kosovën, kur ato vlejnë për të gjitha shtetet e reja të botës apo ato në tranzicion, të cilat ende nuk njihen nga komuniteti ndërkombëtar”.

Prandaj, sipas njeriut numër dy te  UEFA-s “nuk dua të spekuloj, por Kosova nuk mund të luaj në Ligën e Kombeve 2018 pa anëtarësimin e saj në OKB. “Kosova, para se t’i ofrohet FIFA-s apo UEFA-s duhet së pari të loboj për anëtarësim në OKB, pastaj me ne e ka me të lehtë”

2610073_full-lnd-1-300x168

SHPËRNDAJE