Gianni Infantino e ka fituar edhe një mandat në krye të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Zvicerani u rizgjodh sot president i FIFA-s në pasi nuk kishte kundërshtar në Kongresin e shtëpisë së futbollit botëror, të mbajtur në Kigali të Rwandas, derisa të pranishmit e duartrokitën atë pasi e fitoi mandatin në periudhën 2023-2027.

52 vjeçari, i cili e kishte pasuar Sepp Blatterin në vitin 2016, e fitoi mandatin e tretë në krye të FIFA-s.

Ai do ta drejtojë këtë institucion deri në vitin 2027, por në bazë të statutit të FFIA-s, avokati zviceran me prejardhje italiane ka të drejt të kandidojë edhe në mandatin tjetër, 2027-2031.

Në Kongres po marrin pjesë edhe krerët e FFK-së.

Shtëpia e futbollit kosovar me anë të presidentit Ademi ka njoftuar se e ka mbështetur plotësisht Infantinon.

SHPËRNDAJE