(AIK/Presheva Jonë)
“Unë dola në mbrojtje të bashkë-lojtarit pasi mendova se ishte një ndërhyrje shumë e ashpër nga Sergio Ramos. Ne kemi shumë miq në Real Madrid, dhe nuk ka problem me ata. Çfarëdo që ndodh në fushë mbetet në fushë”, theksoi Puyol.

Kudo flitet për derbin e madh të zhvilluar të hënën në mbrëmje ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Komente të ndryshme për rrjedhën e lojës sidomos për humbjen katastrofë të klubit mbretëror me rezultat 5:0.

Edhe vet protagonistët e derbit të madh flasin për ndeshjen, për tensionet e shkaktuara herë – herë në fushën e lojës. Me kënaqësi komentohet loja e bukur e Messit, e cila ka qenë edhe çelësi kryesor i shënimeve pothuajse të të gjitha golave. Kritikohet loja e dobët e Realit në veçanti dështimi i futbollistit më të shtrenjtë në botë, Ronaldos. Barcelona që shkëlqeu nën urdhrat e trajnerit të vyeshëm Pep Guardiola. Në anën tjetër, edhe kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, ka ngritur supet rreth përplasjes me mbrojtësin e Real Madridit, Sergio Ramos, në fund të derbit. Ramos u përjashtua për shkak se shtyu Puyol në fytyrë pasi mbrojtësi i Realit më herët ndërhyri ashpër në Lionel Messi.

Nuk ishte vetëm kjo përplasje gjatë ndeshjes së madhe, por edhe në minutën e 30-të pati fërkime kur Ronaldo shtyu me dorë trajnerin katalunas, Guardiolën. Puyol, njëri prej futbollistëve më luftarak në fushë, i cili ka hise të madhe për këtë fitore bindëse që çmendi tërë kataluninë. “Unë dola në mbrojtje të bashkë-lojtarit pasi mendova se ishte një ndërhyrje shumë e ashpër nga Sergio Ramos. Ne kemi shumë miq në Real Madrid, dhe nuk ka problem me ata. Çfarëdo që ndodh në fushë mbetet në fushë”, theksoi Puyol. Ai në vazhdim tha se me Ramos-in kanë raporte të mira dhe assesi nuk janë armiq se si mendojnë të tjerët. “Kam raport të mirë me Sergio Ramos, dhe incidenti tashmë është harruar. Kam gjëra të tjera për të menduar, që janë më të rëndësishme”, theksoi ai.

Puyol tha se fitorja që shënuan ndaj Realit është e veçantë dhe që i jep vetëbesim të madh skuadrës së tij. “Fitorja na jep neve shumë vetëbesim. Ekipi ka qenë shumë i mirë, dhe tash ne duhet të vazhdojmë t’ia dalim mirë. Ne jemi një ekip me lojtarë të shkëlqyeshëm”, nënvizoi Puyol.

Valdano fajëson Mourinhon

Reali i tronditur nga humbja me shifra 5:0 në “Camp Nou, do t’i duhej kohë të shërohet psikikisht. Po kush ka faji për një debakël të papritur? Menaxheri gjeneral i Real Madridit, Jorge Valdano, nuk ka menduar edhe shumë, por ka fajësuar trajnerin Jose Mourinho pas turpërimit nga Barcelona. Ai hodhi kritika e kritika në adresë të Mourinhos, që sigurisht në karrierën e tij ka përjetuar edhe humbjen më të thellë. Argjentinasi ka kritikuar taktikat dhe sjelljen nga vija anësore të Mourinhos, me portugezin që ndenji në bankinë gjithë ndeshjen. “Ai nuk mundi të sjellë një përmirësim të madh në ndeshje. Ai madje as që ka lëvizur nga bankina”, ka thënë Valdano. Reali ngushëllon veten, sepse pas 12 ndeshjeve pa humbje, e pësuan humbjen e parë në javën e 13 dhe me rezultat të thellë.

SHPËRNDAJE