Kur vendet më të zhvilluara të botës po bëjnë përpjekje për të gjetur ilaçin më të mirë që i reagon sulmeve të coronavirusit në organizmin e njeriut, Imami i njërës prej xhamive më të mëdha të Tiranës, Ahmed Kalaja tha se ishte Iraku që zbuloi ilaçin, madje edhe vaksinën kundër këtij virusi. Por, pas disa ditëve kur doli që asnjëra prej këtyre nuk është e vërtetë, hoxha ka publikuar në faqen e tij në Facebook, një ilaç i cili në SHBA u patentua para 65 viteve, për të cilin thotë se kur po kombinohet me një ilaç tjetër irakien, po e shëroka Covid-19’shin.


Bëhet fjalë për Hydroxychloroquine, një ilaç që lufton malarjen, e i cili në SHBA ishte patentuar në vitin 1955.

Pavarësisht lajthitjes së opinionit, hoxha po vazhdon të insistojë që Iraku e ka zbuluar këtë ilaç, e madje edhe e ka publikuar një video në Facebook, gjatë procesit të prodhimit të këtij ilaçi në Irak.

Por, ajo që hoxha ka publikuar, është vetëm një ilaç i cili në SHBA ishte patentuar para 65 viteve, dhe tani po prodhohet edhe në Irak, pasi institute perëndimore thanë se ky ilaç në kombinim me disa ilaçe tjera, po ndikon pozitivisht në trajtimin e rasteve me coronavirus, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

SHPËRNDAJE