Elon Musk tha ditën e djeshme se pret që një çip i zhvilluar nga kompania e tij Neuralink të fillojë provat klinike njerëzore për gjashtë muaj. Ai tha se çipi do u mundësojë njerëzve me aftësi të kufizuara të lëvizin dhe të komunikojnë përsëri si dhe synojnë që çipi të rikthejë shikimin tek personat e verbër.

Musk tha gjithashtu se edhe personat që kanë lindur të verbër mund tu rikthehet shikimi me anë të çipit që do u vendoset në tru. Kompania Neuralink në vitet e fundit ka kryer teste te kafshët pasi kërkon miratimin nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) për të filluar provat klinike te njerëzit. “Ne duam të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të sigurt se do të funksionojë mirë përpara se të vendosim një pajisje te njeriu”, tha Musk gjatë një përditësimi të shumëpritur mbi pajisjen.

Musk, i cili gjithashtu drejton Tesla-n, SpaceX dhe platformën e mediave sociale Twitter, është i njohur për qëllime të mëdha si kolonizimi i Marsit dhe shpëtimi i njerëzimit. Ambiciet e tij për Neuralink, të cilën ai e nisi në vitin 2016, janë të së njëjtës shkallë të madhe. Ai dëshiron të zhvillojë një çip që do të lejojë trurin të kontrollojë pajisjet komplekse elektronike dhe përfundimisht të lejojë njerëzit me paralizë të rifitojnë funksionin motorik dhe të trajtojnë sëmundjet e trurit si Parkinson, dhe Alzheimer.

Ai gjithashtu flet për bashkimin e trurit me inteligjencën artificiale. Kompania neuroteknologjike Neuralink, e cila po punon për të zhvilluar një ndërfaqe që është e përputhshme midis trurit dhe kompjuterëve dhe, jo më pak e rëndësishme, e implantueshme, tashmë po ndërton një regjistër të pacientëve që vullnetarisht synojnë t’i nënshtrohen provave klinike të ardhshme.

SHPËRNDAJE