Résultat de recherche d'images pour "sinan vitia"Sot, ne ketë nëntor 2018, po mbushen plotë 25 vjet nga zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarakë, Sinan Vitija. Oficeri i larter dhe piloti nga Lipjani, njeherit dhender i Preshevës (qe kishte per grua Sevdije Sadriu-Vitia, nga fsh.Lezbali) Sinani, kihste braktisur ushtrinë vrastare dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Presidenti Kroat Stipe Mesiq cfare i tha gazetarit te “Presheva Jonë” për zhdukjen e pilotit, oficerit nga Kosova

Résultat de recherche d'images pour "stipe mesiq presheva jone"Zhdukja enigmatike e pilotit dhe instruktorit të pilotimit të aeroplanëve luftarakë, Sinan Abedin Vitija (01.05.1961) nga Konjuhi i Lipjanit, me banim në Zarë, dhe me shtetësi kroate, që nga dita e zhdukjes më 28 nëntor të vitit 1993 e deri më tani, kur po mbushen plot 25 vjet, mban në ankth jo vetëm familjen, por dhe më gjerë.

Familjaret e oficerit Vita kane deklaruar se “kemi quar duart nga Kosova dhe nuk presim diçka te re për me të te dashurin tone Vitia.” Ata, tashmë shpresat i kane drejtuar kah Zagrebi dhe ndërkombëtarët te cilët kane shtuar një sër kërkesash pranë ICRC-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare në Gjenevë..”  Sevdije Sadriu-Vitia, bashkëshortja e pilotit të zhdukur shqiptar Sinan Vitia përmes një letre publike ka kërkuar mbështetje nga kryeministri Zoran Zaev.

Kapiteni i kl.të parë të aviacionit luftarak në ish Jugosllavi, më 1986, në aferën e mirënjohur të KOS-it famoz, (Shërbimit Ushtarak të Kundërzbulimit), Sinan Vitija ka qenë një ndër ata oficerë shqiptarë të keqtrajtuar dhe persekutuar në ish-APJ, bashkë me shumë të tjerë,si Rrahim Ademi, Skender Hasimi, Ahmet Krasniqi i ndjerë, etj.

Në momentin e shpërthimit të konflikteve të ish-Jugosllavi, Sinan Vitija ka bërë kërkesë zyrtare për demobilizim nga ish APJ, mirëpo ligjet rigjide të asaj ushtrie vrastare, nuk kanë mundësuar demobilizim në gjendje lufte.

Sinani, duke përdorur shkathtësinë dhe zhdërvjelltësinë e vet, ka gjetur mënyrë për të braktisur ushtrinë vrastare dhe i është bashkangjitur forcave çlirimtare kroate. Për mbrojtjen e Zarës, Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ky njësitë, i është bashkangjitur Gardës kroate për mbrojtjen e Zarës.

Sinan Vitija, komandant i njësisë ushtarake shqiptare në Kroaci “SKENDERBEU”

Lidhur me Sinan Vitinë “Presheva jonë” është interesuar edhe tek ish-presidenti kroat St

ipe Mesiq, meqë oficeri kishte qenë si ushtarak ne Kroaci.

“Unë shprehi keqardhje familjes Vitia për zhdukjen e birit te tyre. Oficeri Sinan Vitia mund te jete viktime e këmbimeve mes te burgosurve serbe dhe maqedonas. Dhe unë dyshoj ne këtë “pazar” te Shkupit dhe Beogradit, ne stilin ma jep një shqiptar “tonin” ju japim maqedonasin e juaj…” ka thënë Mesiq. Dhe sipas tij për këtë rast jo vetëm duhet alarmuar por edhe duhet kërkuar te behet presion nga ICR apo organizatat ndërkombëtarë ne Shkup dhe Beograd, sepse oficerin nuk mund ta ketë lëshuar toka, për te cilin dinë shume mire serbet dhe maqedonët me shume se ne kroatet, sepse nga ne është përcjellë shendosh e mirë për ne vendlindje drejt aeroportit të “Shkupit”. Po të njëjtin pohim e ka bërë më 1996 ministri i MPB-së Tomisllav Çokrevski, në pyetjen e deputetit të atëhershëm Nazmi Maliqi. Nuk ka asnjë dilemë se Sinan Vitija ka qenë në duar të policisë maqedonase. Nga pohimi i ministrit Çokrevski, poashtu nuk ka dilemë se ai është dorëzuar organeve policore serbo-jugosllave. Sipas Maliqit piloti shqiptar Sinan Vitija ka zbritur në aeroportin “Petrovec” (sot Aleksandri i Madh) në Shkup, më 28 nëntor 1993. Është fakt se Sinan Abedin Vitija, ka qenë në listën e arrestit të oficerëve shqiptar, në kërkim nga organet policore dhe ushtarake serbe, me status të dezertorit të luftës. Nuk ka dilemë-është e saktë, se, Sinan Vitija është mbajtur 4 ditë në paraburgim ushtarak në Prishtinë. Prej aty është “përcjellë” në Nish. Prej Nishi humbet çdo gjurmë e tij!

Sinan Vitija ka formuar një njësitë ushtarak shqiptar, të cilin e kanë emëruar “Skenderbeu”, duke u emëruar komandat i atij njësiti. Ditën kritike, me 28 nëntor 1993, ai zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit. Ai vjen me linjën e rregullt të fluturimit nga Gjermania dhe zbret në aeroportin “Petrovec” të Shkupit.

Zbritjen e tijë në aeroport e ka konfirmuar vëllai Hashim Vitija. Ish-presidentit të Kroacisë Stipi Mesiq sa ishte kretar shteti i kishin deklaruar agjencisë informative “Presheva Jonë” se Sinan Vitia mund të jetë ndërruar me ndonjë të burgosur serbe dhe maqedonas, ku më pastaj shqiptari nga Kosova (dhëndri nga Presheva) treten pa kurrë farë gjurmësh në Serbi?!… Dëshmitarët sot flasin se Sinan Vitia është përcjellë deri në aeroportin e Zagrebit via Shkup. Ketë na e ka konfirmuar sikur e shoqja e tij Sevdie Sadriu-Vtia (nga Presheva, fshati Lezbali) ashtu edhe ish-presidenti kroat Mesic. Por nga aeroporti i Shkupit Sinan Vitia nuk është parë më kurrë . Ai zhduket pa shenjë pa dokë.

Ish-presidentit të Kroacisë Stipi Mesiq sa ishte kretar shteti i kishin deklaruar agjencisë informative “Persheva Jonë” se Sinan Vitia mund të jetë ndërruar me ndonjë të burgosur serbe dhe maqedonas, ku më pastaj shqipatri nga Kosova treten pa kurrëfarë gjurmësh në Serbi?!…

SHPËRNDAJE