Beograd, 22 dhjetor – Në një aksion të agjencisë ushtarake të sigurisë, Prokurorisë për krimin e organizuar dhe Prokurorisë së Prokuples, sot janë arrestuar 12 persona të dyshuar për verën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare në lidhje me vjedhjen e depos në afërsi të Prokuples.

Ministria serbe e Mbrojtjes njoftoi se në këtë kasion janë arrestuar edhe 10 pjesëtarë të Ushtrisë dhe dy civilë nga Prokupla.

Pas 48 orë mbajtje, të arrestuarit do t’i dorëzohen gjykatësit hetues të gjykatës së Prokuples, transmeton agjencia Fonet.

SHPËRNDAJE