Shqiptaret ne Zvicër i drejtohen Beogradit pas reagimeve te tyre për shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakes ne Rusi kundër Serbisë, me fjalet “Hvala ti hvala Serbijo” për lobim dhe sensibilizimin e çështjes se Kosovës dhe shqiptareve ne botë!, qe me mire as shqiptaret nuk kishin ditur ta bëjnë. “Falë” serbeve shqiponjën me duar qe na e bene nga një simbol kombëtar ne ndërkombëtar, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Preshevë, qershor 26, Pas ankesës nga Federata Serbe e Futbollit ndaj mënyrës së festimit të lojtarëve të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Stephan Lichtsteiner, FIFA ka marrë një vendim. Por, komuniteti shqiptar ne Zvicër este mbolizuar shpejte e shpejte pas akuzave ndaj Serbisë dhe FIFA-as për politike antishqiptare dhe racizëm si dhe paralajmërimin e protestave masovike, duke se ka ndryshuar mendjen FIFA duke u distancuar nga presionet ruso-serbe.

 

Shqiptaret e Zvicrës ofrojnë 10 mijë franga më shumë, nga dënimi i FIFA-s, edhe për ndeshjen tjetër, nëse do ketë me Serbinë

Kështu FIFA ka dënuar Xhakën e Shaqirin me nga 10 mijë franga, ndërsa Lichtsteinerin me 5 mijë franga, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.
“Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner janë të lejuar të luajnë kundër Kosta Rikës!” njofton agjencia e lajmeve “Presheva jone¨” nga Zvicra duke ju referuar burimeve te gazetës Blick.ch.

Ata janë ndëshkuar për “sjellje të papërshtatshme”. Kjo ka të bëjë me festimin e Xhakës dhe Shaqirit pas golave të shënuar kundër Serbisë në kuadër të garës për Kupën e Botës që po mbahet në Rusi.

Tre yjet e Zvicrës megjithatë janë dënuar me 10,000 franga (Xhaka, Shaqiri) dhe 5,000 franga zvicerane (Lichtsteiner).

Faleminderit, Falmindnerit Serbi (“Hvala ti hvala Serbijo”) për lobim dhe sensibilizimin e çështjes se Kosovës dhe shqiptareve ne botë!

Sa i përket shumën e dënimit prej 10.000 euro për futbollistet e Zvicrës për Shqiponjën ne Rusi, shqiptaret ne Gjenevës i kane formuar FIFA-s 10 mije euro me tepër, siç kane pohuar ata, për here tjetër nëse luajnë e serish me Serbinë, për t ju lejuar futbollisteve te përsërisin ketë gjest kombëtar, shqiponjën i cili simbol tashme është bëre kombëtar dhe ndërkombëtar. Ne njëfarë mënyrë shqiptaret ne Zvicrës dhe Kosove falënderojnë Serbinë për këtë lobim dhe sensibilizim te Kosovës dhe shqiptareve ne botë.

Fale reagime dhe “pluhurit te e disa medieve serbe shqiptaret sot edhe me shume njihen se kush janë, te cilët janë krenar dhe po mbajnë kokën larte ne Zvicër dhe Evropë pa ndeshjes se fundit ne mes Zvicrës dhe Serbisë, ku u mposhtin kjo e fundit nga dy futbollistet kosovare..

Shqiptaret ne Zvicër i drejtohen me Beogradit pas reagimeve te tyre për shqiponjat e Shaqirit dhe Xhakes ne Rusi kundër Serbisë, me falet “Hvala ti hvala Serbijo” për lobim dhe sensibilizimin e çështjes se Kosovës dhe shqiptareve ne botë!, qe me mire as shqiptaret nuk kishin ditur ta bëjnë. “Falë” serbëve shqiponjën me duar që na e bene nga një simbol kombëtar ne ndërkombëtar, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Kujtojmë se Federata Serbe kishte kërkuar që FIFA të reagonte ndaj festimit të golave me shqiponjë nga Xhaka e Shaqiri. FIFA e mori parasysh një kërkesë të tillë dhe nisi hetimin.

Nëse do të dënoheshin, dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës dhe kapiteni i saj do të mungonin në dy ndeshjet e ardhshme të Botërorit.

Do shtuar se FIFA ka dënuar edhe Serbinë dhe Meksikën me nga 10 mijë franga për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve në ndeshjet e xhiros së parë të Botërorit.

 

SHPËRNDAJE