Ketë sulm ndaj shkolles shqipe në Karadakun e Preshevës e ka dënuar drejtoresha e SHF “Migjeni” Merita Sadriu si dhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu duke e cilësuar si nje akt vandal me qellime te qarta
Preshevë, 31 gusht -Nje dite para fillimit te vitit te ri shkollor ne Luginen e Preshevës, mbrëmë ne oret e vona nga persona ende të panjohur eshte sulmuar shkolla e vetem shqipe “Migjeni” në fshatin Caravajkë ne Karadakun e Preshevës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Mesohet, se huliganet kane kanë hyrë në objektin e shkollës fillore “Migjeni” në Caravajkë, të cilët kanë dëmtuar dhe demoluar inventarin dhe lokalet e shkolës nga salla e arsimtarëve, dritaret, dokumentacionin, muret si dhe fotografitë e vendosura e Migjenit, Skënderbeut dhe patrioteve tjere shqiptare qe ndodheshin në hollin e shkollës, duke shkatertuar e shkaktuar dëmtime materiale të konsiderueshme.
Ketë sulm ndaj shkolles shqipe në Karadakun e Preshevës e ka dënuar drejtoresha e SHF “Migjeni” Merita Sadriu si dhe kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu. Autoriret serbe dhe komunale te Presheves ende skane reaguar rreth ketij akti. Drejtoresha e shkollës dhe kryetari i KKSH-së për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” kete akt vandal e kane cilesuar si nje sulm me qellime te qarta, sulm ndaj shkolles shqipe ne Luginen e Preshevës. Ata, kane kërkuar nga autoritetet komptente te nisin hetimet në ndriçimin e këtij rasti dhe të vehen para drejetsise autoret e ketij akti vandal.