Gjenevë, 14 janar   -Mergimtaret ne Gjeneve kane njoftuar redaksine e agjencise së lajmeve “Presheva jonë” ne Zvicër se sot në orët e para te mengjesit rastesisht kanë parë bustin e Skenderbeut të demoluar dhe mbuluar nga balta e bora. Kurse prane bustit te tij kane gjetur edhe disa  fotografi te shkyera cope e grime te liderit Ramush Haradinaj me mbishkrimin “Criminal” ku ish-kryeministrit i Kosovës shifet me uniforme te UCK-së

Rasti i ketij sulmi te heroit tone kombëtar Skenderbeut dhe Haradinajt ka shokuar dhe eshte denuar nga komuniteti shqiptar ne Gjenevë .

Nëvendin a ngjarjes ka dalur gazetari i agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” i cili me pas ka pastruar bustin e Skenderbeut me nje brushe dhe kove me ujë. Ndryshe sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” sipas deshmitareve okular sulmuesit munde te jene serbe.

“Para nja 10-15 minuta, pasi kemi verjetur Skënderbeun ne këtë gjendje dhe fotgrafi te Ramushit ne toke te shkyera, pak me larte kemi degjuar atypari persona duke folur me duket serbisht apo rusisht.” kane folur deshmitaret qe sipas tyre paska njoftuar organet e rendit aty pranë.

Se eshte kjo veper e huliganeve serbe dyshimet i shtojne dhe më shume se sulmi kunder Skenderebeut ndodhe 24 ore pas kur ne Gjenevë shqiptaret nga Kosova dhe Presheva ja kishin dhënë flakën flamurit serb për shkak arrestomit te liderit Haradinaj ne Franne dhe diskrimiminimit te shqiptarëve etnik ne Luginen e Preshevës.

SHPËRNDAJE