Trajneri i Holandës, Bert Van Marvijk ka dhënë dorëheqjen nga përfaqësuesja e këtij vendi pas një paraqitje mjaft të dobët të ekipit të tij në Euro 2012.

Holanda u mund në të tri ndeshjet që zhvilloi në Euro 2012, që konsiderohet dhe rezultati më i keq në historinë e tyre edhe pse bënin pjesë në grupin B të etiketuar si “grupi i vdekjes”.

Trajneri 60-vjeçar refuzoi t’i përgjigjet pyetjes mbi të ardhmen e tij javën që shkoi, por tani dorëheqja e tij është konfirmuar nga Federata holandeze e Futbollit.

Van Marvijk udhëhoqi Holandën në finalen e Kupës së Botës 2010

SHPËRNDAJE