sadkdidkdEdhe pse rezultati nuk është shpallur ende zyrtarisht, të gjithë mediat britanike, madje edhe ato më konservatorët e bëjnë fakt të kryer.

Sadiq Khan është kryebashkiaku i ri i Londrës, 45 vjeçari që i përket besimit mysliman dhe që e ka thënë hapur jo vetëm besimin e tij, por edhe faktin që falet dhe agjëron muajin e Ramazanit.

Ka qenë vetë lideri i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, i cili me një postim në Twitter uron tashmë kryebashkiakun e ri të kryeqytetit më të madh europian.

“Urime @SadiqKhan. Nuk ka kohë më për të pritur që të punoj me ju për të krijuar një Londër të barabartë për të gjithë!. #YesWeKhan”

Gazeta konservatore Daily Mail e titullon ballinën e saj: “Kryebashkiaku Khan”.

sadkdkdKonservatorja tjetër Daily Mirror shkruan: “Yes He Khan” duke shtuar se Londra ka për herë të parë në historinë e saj një kryebashkiak mysliman.

BBC-ja është më e kujdeshme. por shkruan se Sadiq Khan po shkon drejt kurorëzimit si kryebashkiak i Londrës.

The Guardian, nuk ka më dyshime: “Sadiq Khan ka fituar garën e Londrës”.

Kurse tabloidi The Sun, në faqen e saj online shkruan seKhan u bë kryebashkiaku i parë mysliman, duke fituar mbi fushatën e trupshme islamofobe të konservatorëve”.

/tesheshi.com/saddii

SHPËRNDAJE